Futboll Sport

Idrizi konfirmoi Dajën në krye të Flamurtarit, trajneri i Skënderbeut takim urgjent me presidentin Takaj

Ditët e fundit, menjëherë pasi CAS-i doli me vendimin e tij duke lënë në fuqi verdiktin e UEFA-s për të pezulluar klubin korçar me 10 vite dhe gjobë 1 milionë euro, kanë qarkulluar zëra se ka patur lëvizje të reja në kampin korçar.

Ka qenë vetë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi i cili në një formë apo në një tjetër ka konfirmuar dëshirën dhe një marrëveshje paraprake të arritur me Ilir Dajën për të drejtuar skuadrën vlonjate për sezonin e ri.

Këtë gjë tekniku nuk e ka pranuar, ndonëse u fol se ishte zhvilluar një takim mes palëve dhe gjithçka ka mbetur është konfirmimi i tij në krye të skuadrës, të paktën sikurse raportohet nga Vlora. Sot, pritet të zhvillohet një takim mes presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe Ilir Dajës për të vendosur pikat mbi “i”.

Nuk dihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar që do të merret, por vendimi i CAS-it ka turbulluar shumë ujrat në kampin korçar, pasi nuk është vetëm Daja që mund të largohet edhe disa prej titullarëve të Skënderbeut kanë bërë gati valixhet, ndërsa të tjera e kanë shpallur “divorcin” dhe presin thjesht të paguhen.

Related posts

E BUJSHME/ E papritura e madhe në gjyqin e Djokovic, në vend të seancës së tenistit shfaqet… film porno

Delo.autor

ICARDI VETËM NË SUITË ME CHINËN/ Gazetarja zbulon të fshehtën: Ai nuk kreu marrëdhënie me të sepse…

Delo.autor

MERKATO E MILANIT E HAPUR/ Kuqezinjtë po pregatiten për BLERJEN E MADHE

Isa.Autor

Leave a Comment