Futboll Seria A Sport

“ME GATUSSON NUK JEMI SHOK”/ Flet Maldini: Para finales me Juventusin në vitin 2003 duhej që…

Paolo Maldini prej 9 muajsh është menaxheri i Milanit dhe ka kaluar në postet drejtuese të klubit që i kushtoi gjithë karrierën. Në një intervistë të gjatë për “Dazn”, Maldini ka folur për marrëdhënien e tij me Gatuzon, Milanin dhe finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në vitin 2003.

Gatuzo? “Leonardo ka një rol 360 gradë dhe më kërkoi që ta shoqëroja në këtë aventurë. Unë jam drejtori strategjik gjë që mund të thotë shumë ose asgjë të rëndësishme. Rëndësi ka  që ne jemi përgjegjës për pjesën sportive. Unë duhet ta vlerësoj punën e Gatuzos  në mënyrë shumë të ftohtë, kemi role të ndryshme dhe nuk jemi më shokë, mund të kemi pikëpamje të ndryshme, por marrëdhënia jonë na ndihmon të kapercejmë momente të vështira”.

Milan? “Dua që Milani të rikthehet protagonist, edhe nëse do të duhet shumë kohë. Ndoshta së bashku me Interin, të shkojnë në një nivel më të lartë përmes një projekti afatgjatë”.

Finalja me Juventusin? “Para finales në Mançester kundër Juventusit, duhej që të bëja të qetin para ekipit, pasi shumë shokë nuk kishin arritur kurrë në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë u thashë atyre se është “zakon” kjo gjë. Por unë brenda meje kisha zjarr. Ata u befasuan se si arrita të fleja atë natë, por unë kisha marrë një pilulë për këtë gjë (qesh). Këto janë disa gënjeshtra të vogla për t’i dhënë siguri grupit”.

Related posts

“KJO HUMBJE NA KUSHTOI SHUMË NË RENDITJE”/ Inzagi i dëshpëruar: S’mund të bëj rotacion

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Firminho tregon klasin në “Copa America”, shikoni asistin me finte për Neymar (VIDEO)

Delo.autor

“SKUADRA ËSHTË GATI, POR ISHA I SHQETËSUAR…”/ Pioli pas kualifikimit: Ja pse do i aktivizoj të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment