Futboll Sport

MË I MIRI I SEZONIT/ Tifozët zgjedhin “Iniestan e ri”

Manchester City ka shpallur këtë të hënë rezultatet e votimit për Lojtarin e Sezonit, bazuar në votat e tifozëve. Rreth 62.000 tifozë kanë votuar dhe në fund fitues u shpall Bernardo Silva, me 48% të votave.

Organizatori portugez ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, duke luajtur një rol vendimtar në tripletën e trofeve për Man Cityn, aq sa tashmë analistët dhe ish-futbollistët e famshëm në Angli po e karahasojnë me të madhin Andres Iniesta.

Votimi u krye në dy faza dhe lista e plotë u reduktua më pas në 3 emra – Bernardo, Raheem Sterling e Sergio Aguero.

Çmimi iu dha portugezit gjatë paradës së trofeve, para mijëra tifozëve në qendër të qytetit.

“Faleminderit të gjithëve, na keni dhënë një shtysë të mrekullueshme këtë sezon. Gjithçka u bë realitet falë jush dhe pa ju nuk do ishte e mundur.

“Sezonin e ardhshëm do të kthehemi, duke u përpjekur të fitojmë edhe më shumë trofe. Kemi punuar shumë, jemi të lodhur! Ishte një sezon i gjatë, fantastik, por me 4 trofe të fituar ishte një vit i mrekullueshëm. 

“Shpresojmë që sezonin e ardhshëm të triumfojmë edhe në Europë, vetëm aq na mungon. Tifozët duhet të na kërkojnë trofe në Europë, na duhet ky presion nga tifozët. Le ta provojmë“, tha Bernardo Silva pas marrjes së çmimit.

 

Related posts

Sulmuesi i madh ka refuzuar Real Madridin në Janar

Sadik.Autor

“GJESTI I RAMËS NA BËRI TË NDJEHEMI KRENARË”/ Rrëfim 360 gradë i Kumbullës: Origjina shqiptare më shtyn të jap më të mirën

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Hazard prezantohet te klubi i ri, firmos kontratën 5-vjeçare me…

Delo.autor

Leave a Comment