Futboll Shqipëri Sport

ABSURDE/ Spitali nuk merrte përsipër ndeshjet, klubi dhe bashkia blejnë ambulancën dhe mjekun

Ndodhi të tilla i dëgjon vetëm në Shqipëri, siç jemi mësuar me shprehjen: “Policia nuk merr përsipër ruajtjen e qetësisë në ndeshje”, apo së fundmi në Pogradec u bë e famshme shprehja: “Spitali nuk sjell autoambulancë në ndeshjet e ekipit të parë dhe të moshave”.

Absurde! Kjo nuk i ka hije, sepse është një institucion shtetëror mbi të gjitha që duhet të përgjigjet për jetën e atij qyteti apo dhe aktivitetet që zhvillohen, aq më tepër që klubi i futbollit i është drejtuar me shkresë zyrtare 48 orëë para çdo ndeshje që zhvillohet sipas kalendarit zyrtar të Kategorisë së Parë, por edhe të moshave.

Por, duket se spitali rajonal nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për asnjë moment, e madje duke mos lejuar as një mjek që të jetë present në stadium! Në Pogradec e kanë zgjidhur me autoambulancëë private në disa sfida që kanë luajtur në “Gjorgji Kyçyku”, ndërsa së fundmi janë detyruar që me ndihmën e bashkisë, e cila mbulon e vetme edhe shpenzimet për skuadrën e futbollit të blejnë një autoambulancë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e askujt duke luajtur futboll! Madje, duke paguar me honorare edhe një mjek!

Related posts

THA “PO”/ Më në fund, Icardi thyen heshtjen, flet për të ardhmen! (FOTO)

Delo.autor

PSG REZERVON ENRIQUE/ Nga Hernandez tek Asensio, në Francë zbulojnë afrimet e para

F.autor

PSG-Real Madrid, Aguero i prerë: Ja skuadra që kualifikohet në Champions

Q.Autor

Leave a Comment