Futboll Sport

MODRIC BESNIK I REALIT/ Rinovon kontratën dhe hedh poshtë zërat e largimit

Luka Modric ka të vazhdojë karrierën me skuadrën e Real Madridit.

Siç zbulon “Marca”, kroati ka arritur marrëveshjen e rinovimit të kontratës me “Los Blancos” deri në vitin 2021, shkruan SYRI.net.

Ai do të vazhdojë kontratën edhe për një tjetër vit dhe do të shijojë një verë të qetë, ndryshe nga viti i kaluar, ku u përfol se do të provonte një aventurë të re në Serie A me klubin e Interit.

Por Modriç vendosi t’i hedhë poshtë të gjitha spekulimet mediatike duke konfirmuar besnikërinë për skuadrën që drejtohet nga Zinedine Zidane.

Kujtojmë që Reali ditë më parë ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Toni Kroos dhe Nacho Fernandez.

Related posts

Iniesta mbron Piquen pas festimit të golit ndaj Espanyolit

Q.Autor

Inter, Piero Ausilio i mahnitur nga këta dy lojtarë

Q.Autor

NJË MUAJ MË PARË U MASHTRUAN ME PËRGJIGJET E TAMPONËVE/ Prokuroria italiane i kërkon Strakoshës të bëj testin e ADN-së

Delo.autor

Leave a Comment