Futboll Sport

Nata magjike e Botërorit, presidenti Macron “surprizon” ekipin përfaqësues

Presidenti i Francës Emmanuel Macron njihet tashmë si i apasionuar pas futbollit. Në kohën kur përfaqësuesja franceze do të luajë sonte në mbrëmje me fqinjët belgë në gjysmëfinale, kreu i shtetit ka deklaruar se do të ndjekë takimin në stadiumin e Shën Petërburgut.

Macron premtoi se do të fluturonte në Rusi nëse “Gjelat” arrinin të preknin fazën e gjysmëfinaleve.

“Kam bërë një betim në korrik për përfaqësuesen se do ta shoqëroj deri në fund të kompeticionit. Nëse ajo kalon ccerekfinalet, unë do të shkoj në gjysmëfinale dhe finale. Përpara së qartësojmë rëndësinë e mendimit :” Një kompeticion është i suksesshëm kur ai fitohet”, deklaron për prestigjiozen franceze “Le Figaro” numri 1 i shtetit francez.

Prezenca e tij ka entuziazmuar dhe lojtarët e “Gjelave” të cilët e presin me përzemërsi ardhjen e Macron në Rusi. Ai do të shoqërohet nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noël Le Graët. Shumë personalitete botërore do të ndjekim sot superduelin Francë-Belgjikë si aktorja dhe modelja Pamela Anderson etj.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI i sjell GATTUZOS “Kakan e ri”, braziliani gati të shpërthejë

Isa.Autor

Pas Klose, Hoeness kërkon të afrojë një tjetër ish-lojtar te Bayern

Sadik.Autor

ËSHTË NJË NDËR LOJTARËT KYÇ PËR “BARDHEBLUTË”/ Nuk luan prej 3 muajsh, ja kur kthehet sulmuesi Kale në Shqipëri…

Delo.autor

Leave a Comment