Futboll Premier League Sport

MORI GJOBË DHE U PEZULLUA NJË NDESHJE/ “Gardiani” Chelseat pranon gabimin: E pashë momentin e refuzimit nga…

Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga, ka pranuar se ka bërë gabim, kur nuk ka pranuar të dalë nga loja, në finale e “Carabao Cup” kundër Manchester City, duke sfiduar trajnerin e tij, Maurizio Sarri. Për atë veprim, portieri spanjoll u gjobit dhe u pezullua një ndeshje. Më në fund, 24-vjeçari ka pranuar se atë ditë kishte gabuar.

 “E pranova atë që tha trajneri, klubi më gjobiti dhe e mirëkuptova vendimin që të mos luaja ndeshjen tjetër, – tha Kepa për “Daily Mail”. – Ishte e drejtë edhe për Willy Caballero. E mbështeta atë dhe ekipin sa munda. Natyrisht, kjo ishte e vetmja gjë që mund të bëja. Ishte diçka që e bëra në nxehtësinë e momentit, për të cilën nuk jam shumë krenar.

Ishte një moment i vështirë nga i cili kam mësuar dhe ende po mësoj. Tani është koha për të shikuar përpara. Unë e thashë se veprova keq, por futbolli dhe jeta vazhdon. Të gjithë bëjmë gabime. Nuk isha fort i vetëdijshëm për veprimin derisa pashë pamjet filmike. E pashë momentin e refuzimit nga një këndvështrim tjetër. Deri në atë moment nuk isha i vetëdijshëm për çfarë kishte ndodhur”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Barcelona “peshkon” Napolin, zbardhet shorti i 1/16 të Ligës së Europës

Delo.autor

Anglia i jep fund “mallkimit” të penalltive duke kopjuar Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kane nderon Mourinhon, Tottenham merr vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment