Champions League Futboll Sport

A ËSHTË MESSI “ZOTI I FUTBOOLIT”? Ja përgjigja e Mourinhos pas ndeshjes me Liverpoolin

Zhoze Murinjo duket se ka ndryshuar mendim përsa i përket Lionel Mesit, nëse ky i fundit është apo jo Zoti i futbollit.

Duke lënë pas rivalitetin dhe faktin që Messi e ka mposhtur disa herë në fushën e lojës, Murinjo ka vendosur ti përulet Messit, pas paraqitjes që ky i fundit bëri kundër Liverpulit.

“Disa javë më parë, në këtë televizion, kam thënë se Lionel Mesi nuk do të ishte kurrë ‘Special One’ im, sepse atë që ai ofron në fushë, çdo ndeshje, ka shumë vite që e bën dhe për mua nuk është më një surprizë. Por fakti që ai të ofron ndeshje dhe paraqitje si ajo me Liverpulin, tani më duhet të bëj një hap prapa dhe të them se Lionel Mesi është ‘Special One’ im, por jo vetëm kaq, – tha Murinnjo përballë gazetarëve

“Mesi është mbret, po, ndoshta edhe Zoti i futbollit duke parë mënyrën sesi luan, qetësinë që ofron në çdo gjë që bën në fushë dhe se sa të lehta i bën që të duken gjërat. Po, Mesi është Zoti i futbollit aktualisht dhe me Liverpulin ishte thjesht i pabesueshëm”, shtoi Murinjo.

Related posts

Lajme të këqija për Dalic, ylli i Kroacisë është në dyshim për finalen

Isa.Autor

SYNOJNË TROFEUN/ Por ja pse tifozët e Man City kontestojnë himinin e Champions League

Isa.Autor

Përfundon gjithçka, Aubameyang arrin marrëveshje me Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment