Futboll Sport

Mourinho: Ju tregoj arsyen e vërtetë të eliminimit “dramatik” të Ajaxit

Jose Mourinho ka analizuar humbjen dramatike në sekondat e fundit të Ajaxit përballë Tottenhamit në Champions League.

Mourinho ka përmendur gabimet që sipas tij i kushtuan shumë Ajaxit.

“Secili ekip ka një filozofi por nuk mund të hyni në një betejë sportive pa strategji”, u shpreh Mourinho në rolin e analistit në “BeinSports”.“Mund të tingëllojë qesharake por Ajax në pjesën e dytë luajti sikurse ishte duke u ndeshur me Vitessen në kampionatin holandez. Kurse, Tottenham luftoi dhe fati ishte me ta duke i shpërblyer në fund”, theksoi ai.

Skuadra holandeze në pjesën e parë ishte në avantazhin e përgjithshëm prej tre golash por Tottenham Hotspur bëri përmbysjen e madhe duke e mposhtur në Amsterdam 3-2.

Related posts

Për Raiolan, është i mundshëm transferimi i Pogbas në Real Madrid

Q.Autor

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Messi nga pika e bardhë

Delo.autor

Argjend Malaj ”thumbon” rivalët, Avdyli kyç portën

Sadik.Autor

Leave a Comment