Futboll Sport

“COPA AMERICA”/ Organizatorët lajmërojnë për infektime rekord me COVID-19, shtohet frika rreth…

Kupa e Amerikës u protestua nga shumë vende të kontinentit jugor për të mos u zhvilluar, duke parë se sa keq është gjendja e infektimeve me Koronavirus.

Dhe pasi fillimisht u vendos që të ndërrohej selia, derisa ishte Brazili ai që e mori përsipër zhvillimin e kompeticionit, edhe qeveria braziliane, me anë të një daljeje zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetit, ka saktësuar dje se mes futbollistëve dhe delegacioneve të të 10 kombëtareve pjesëmarrëse, të infektuarit janë plot 41, nga të cilët 31 futbollistë.

Dhe të mendosh se në këtë numër nuk bëjnë pjesë 10 lojtarët e Venezuelës që u dërguan në shtëpi një ditë përpara ndeshjes hapëse me Brazilin. Këto konfirmime të frikshme kanë bërë që shumë media braziliane dhe amerikano-jugore të vendosin që ta quajnë Kupën e Amerikës, “Kupa e Vdekjes”.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, frika më e madhe është se edhe te kombëtaret, pavarësisht se ruhen, deri tani janë zbuluar 10 raste me COVID në persona të shërbimeve apo të qendrave stërvitore, që u shërbejnë delegacioneve dhe e gjitha kjo bën që ky turne që sapo ka nisur të mos gjejë paqe deri në fundin e tij, gjithmonë nëse do t’i shkohet deri në fund, duke parë shifrat në rritje.

Apeli i Mesit – Pas golit në debutim kundër Kilit, ndonëse nuk mjaftoi për më shumë sesa një barazim 1-1, Lionel Mesi është rikthyer të flasë edhe pas lajmit të frikshëm mbi shtimin e infektimeve, ndonëse diçka të tillë e bëri edhe pas ndeshjes me Kilin:

“Duhet të kemi shumë kujdes dhe të lutemi për personat që janë infektuar. Ne duam që sporti të jetë shpresë, të mendojmë vetëm për gjëra të bukura. Argjentina nuk e nisi siç pritej? E vërtetë, donim ta nisnim me një fitore, por edhe pse e meritonim kundër Kilit, tani duhet t’i përqendrojmë forcat te ndeshja me Uruguain, e cila do të jetë edhe më e vështirë.

Ndaj Kilit na mungoi qetësia, penalltia e tyre ndryshoi ndeshjen, por kjo Argjentinë ka një grup të fortë lojtarësh dhe mund të bëjë gjëra të mëdha duke nisur nga Uruguai”, tha Mesi.

Related posts

NGA “DIVORCI” ME BARCELONËN TEK FAVORITI NË CHAMPIONS/ Messi rrëfen: Me Ronaldon shkruajtëm historinë

Delo.autor

FESTOHET 120-VJETORI I KLUBIT/ Njihuni me koreografinë fantastike të tifozëve të Milanit (FOTO)

Delo.autor

Merkato në fazën e fundit, CHELSEA “gjurmon” mesfushorin e ARSENALIT

Isa.Autor

Leave a Comment