Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MUNDËSIA SARRIT PËR TË MARRË DREJTIMIN E JUVENTUS/ Edy Reja këshillon: Më mirë të shkonte në…

Pak kohë më parë, presidenti i FSHF-së Armand Duka vendosi të shkarkonte Panuçin dhe vendin e tij e zuri trajneri i njohur Edi Reja i cili ishte në Shkodër në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Turqisë e mbyllur me rezultatin 0-2. Trajneri i Kombëtares ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport” ku është ndalur në disa çështje kryesore.

Mes të tjerash, Reja ka folur edhe për Juventusin dhe mundësinë që Sarri ka për të marrë drejtimin e bardhezinjve duke këshilluar të mos e marrë drejtimin. Sakaq, është ndalur edhe te Shqipëria dhe kontrata që Reja ka me kuqezinjtë.

“Sarri? Mendoj se Sarri do të shkojë te Juventusi por mendoj se do të ishte më mirë të shkonte në një skuadër me të rinj dhe me kualitet. Futbollistët e rinj do ta ndiqnin çdo ditë ndërsa është më e vështirë me më të vjetrit.

Shqipëria? Shqipëria është një vend si Napoli, me një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin dhe që e duan shumë Kombëtaren dhe futbollistët. Kjo afërsi më jep më shumë energji dhe është pikërisht ajo të cilën unë doja dhe kisha nevojë. Sapo erdha u krijua menjëherë harmonia.

Firma? Duka më telefonoi dhe më pyeti për planet duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Folëm me të dhe e pashë në ndeshjen ndaj Turqisë. Më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistë që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi edhe kryeministri Edi Rama dhe e takova në Itali kur erdhi të shihte Lacion pasi është tifoz i madh i Juventusit.

Kontrata?  Kam kontratë deri në nëntor dhe janë 6 ndeshje zyrtare. Ata më ofruan kontratë për dy vjet por thashë të presim dhe të shohim nëse do të kemi sukses dhe si mund t’ia bëjmë në të ardhmen. Nëse gjithçka shkon mirë, do të vazhdoj të qëndroj te Shqipëria. Ata kërkojnë të shkojmë në Europian ku përveç Francës mund të jemi kompetitivë me të tjerët. Do të bëjmë më të mirë. I respektojmë të gjithë por nuk i trembemi askujt. Të shtunën do të jemi një miqësore ndaj Shqipërisë U21 dhe do të shoh”, tha mes të tjerash Reja.

Related posts

BOSHATISET INFERMIERIA/ Pioli mund të buzëqeshë, më në fund me grupin e plotë

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Shtanget Partizan, Martial realizon një SUPER GOL për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Po spikat me Sociedadin, “lumë” ofertash për Adnan Januzaj

Sadik.Autor

Leave a Comment