Champions League Futboll Sport

NDESHJA BARCELONA-LIVERPOOL/ Mourinho bën parashikimin: Ja skuadra favorite…

Të mërkurën në mbrëmje Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues.

Në një intervistë për “RTSport”, Mourinho ka bërë parashikimin për këtë super ndeshje, madje portugezi nuk kurseu elozhet për Lionel Messin.

“Do të thosha një Barçë pa Messin e bën Liverpoolin favorit, por jo me Messin në skuadër sepse Messi është Messi”, tha fillimisht Mourinho.

“Fuqia e Liverpool, Van Dijk, është fenomenal. Në anën tjetër, Firmino, Mane, Salah, ata shënojnë, shënojnë dhe vazhdojnë të shënojnë”, vijoi ai.

“Më thoni një ndeshje kur Salah, Firmino dhe Mane nuk kanë shënuar. Është shumë e vështirë. Realiteti është se Liverpool sezonin e kaluar ka luajtur në finale dhe këtë sezon kanë arritur në gjysmëfinale, për mendimin tim, kanë 50 për qind të mundësve për të luajtur në finale.

“Mendoj se nëse Barcelona në ndeshjen e dytë në Liverpool, luan njësoj si në ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’, do të jenë në vështirësi të mëdha”, përfundoi Mourinho.

Related posts

“MIRËPRES ABAZAJN”/ Trajneri Shehi: Skuadra 97% e kompletuar, kush nuk do ta donte Kristalin?

Delo.autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Kukësi mposht Vllazninë falë dyshes Taipi-Ndreca dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

“RONALDO KA DHE NJË VIT KONTRATË ME KLUBIN”/ Trajenri Pirlo: Duhet të fitojmë ndaj Sasuolos që të vëmë nën presion Inter

Delo.autor

Leave a Comment