Futboll La Liga Sport

Kaos te Reali, Ronaldo refuzon t’i japë dorën presidentit Perez (VIDEO)

Cristiano Ronaldo eklipsoi festën e fititmit të Champions-it të tretë radhazi nga Real Madridi, i 13-ti trofe i tillë për klubin e presidentit Florentino Perez. Portugezi njoftoi largimin e mundshëm nga “Los Blancos”, çka u kritikua nga kapiteni Sergio Ramos dhe të tjerë. Thyerja duket se është e madhe mes futbollistit dhe klubit madrilen. Kjo është evidentuar hapur nga një video, e publikuar nga kamerat e “El Chiringuito de Jugones”.

Nga pamjet shihet se Ronaldo nuk ia zgjati dorën Perezit, gjatë parakalimit para tifozëve, menjëherë pas kthimit nga Kievi si kampionë Europe. Një xhest i pahijshëm i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” karshi presidentit, i cili duket se nuk ia ka përmbushur kërkesat financiare për t’ia rritur rrogën po aq sa e Messit te Barcelona.

Kjo video tregon qartë se pas 9 vitesh bashkëjetesë plot suksese, Ronaldo dhe Real Madridi po shkojnë drejt ndarjes. PSG-ja është gati ta rrëmbejë atë, duke i ofruar po aq milionë euro në sezon, sa merr Leo Messi te Barcelona. Real Madridi është njoftuar për një gjë të tillë, ndërsa mosdhënia e dorës presidentit nga Ronaldo tregon qartë situatën e këtij të fundit në “Bernabeu”.

Related posts

E jashtëzakonshme, Iniesta pozon me 32 titujt e fituar te Barça

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Modric, Vinicius ndëshkon Shakhtarin (VIDEO)

Delo.autor

KONTRATA E RE PËR MESSIN NGA PSG-JA/ Ja kur do të vendosë argjentinasi për të ardhmen

F.autor

Leave a Comment