Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA SKËNDERBEU-KUKËSI/ Ja gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në gjysmëfinalet e kthimit

Arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja, do të vendosë drejtësi në ndeshjen e sotme mes Skënderbeut dhe Kukësit, që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin e Korçës.

juxhin xhaja

Mësohet se sektori i garave i ka besuar gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës, ndërsa pritet që edhe anësorët të jenë me stemën e FIFA-s. Nuk dihet nëse ky takim që vendosë se cila do të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë do të ketë edhe arbitra të linjës.

skenderbeu-kukesi

Gjatë këtij sezoni Xhaja ka drejtuar disa herë ekipet në kampionat, ndërsa është kontestuar nga Kukësi në sfidën që verilindorët barazuan me Teutën. Klubi kuksian mbajti qëndrim pas atij takimi, duke e cilësuar tendencioz arbitrimin e Xhajës.

Eldorian Hamiti do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Tiranës dhe Luftëtarit, që do të luhet sot në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjyqtari E. Hamiti

Burime të sigurta të “Panorama Sport” tregojnë se FSHF i ka besuar arbitrit të FIFA-s këtë ndeshje delikate, madje edhe asistentët do të jenë ndërkombëtarë. Sipas të gjitha gjasave, anësorë do të jenë Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha.

Luftëtari-tIRANA

I pari është i kolegjiumit të Lezhës, ndërsa i dyti i Tiranës. Interesant është fakti se kryesori Hamiti ka gjykuar ndeshjen e fazës së dytë për kampionat mes Luftëtarit dhe Tiranës, teksa gjirokastritët kanë fituar 2-1 falë golave të Vasil Shkurtajt dhe Ismael Dungës, ndërsa për bardheblutë shënoi Sentamu.

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus befason rivalët, nis negociatat me yllin…

Delo.autor

MADHËSHTOR/ Lille “zbret” nga froni PSG-në dhe shpallet kampione e Francës

Delo.autor

MESSI BËN “LIGJIN” TEK BARCELONA/ “Pleshti” i kërkon drejtuesve të largojnë 5 lojtarë, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment