Futboll Seria A Sport

NDEZËN RRJETIN ICARDI DHE WANDA NARA ME POZAT NUDO/ Tërbohen sërish tifozët: Nuk mund të jetë pjesë…

Mauro Icardi, edhe pa folur, e gjen mënyrën për të krijuar debate e polemika, sepse ditët e fundit disa foto thuajse nudo me bashkëshorten-agjente Wanda Nara kanë ndezur internetin, por edhe tërbimin e tifozerisë ultras të Interit.

Curva Nord, sektori ku qëndrojnë tifozët më të thekur të Interit, ka vazhduar luftën me sulmuesin argjentinas dhe në Facebook ka publikuar një tjetër mesazh lufte ndaj Icardit.

“Jemi munduar ta shpjegojmë në të gjitha gjuhët, askush nuk i vë në diskutim cilësitë teknike e sportive të numritn 9, por problemi është dhe do të jetë gjithnjë ai i lidhur me profilin e tij mendor dhe sjelljen kundrejt grupit, sjellje që nuk do mundet kurrë ta ndryshojë”.

Zgjidhja, për tifogrupin, është vetëm një: “Icardi ka humbur shumë raste për t’u pajtuar me skuadrën dhe tifozët, ndaj një lojtar me këtë karakter kaq përfaqësor nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes së Interit”.

Related posts

Valverde: Largimi i Neymar, një moment i vështirë për Barcelonën

Q.Autor

LËVIZJE NË PARAVIJËN E KUQEZINJVE/ Milani siguron talentin serb, por rrezikon të humbasë…

F.autor

SKANDALI/ Pamje të turpshme në Korçë, mbrojtësi Adili merr të kuq dhe kërkon sherr me Memellin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment