Seria A Sport

NDRYSHIME RRËNJËSORE NË MESFUSHË/ Revolucioni i Milanit për sezonin e ardhshëm, gati 6 emra

Me largimin e sig urt të Bakajokos, moshën e Bilias apo garancitë e pakta të Kesit, i vetmi që e ka vendin në mesfushë të sigurt në Milanin e sezonit të ardhshëm duket Lukas Paketa. Me apo pa Champions, kuqezinjtë planifikojnë të ndryshojnë rrënjësisht mesfushën për vitin tjetër.

gazidis-maldini-e5d5e9f93af514421d929c96a643f8f4

KANDIDATËT – Në majë të listës qëndron Stefano Sensi. Mesfushori shihet si regjisori ideal, për më tepër falë profilit ku kombinohet talenti, mosha e re dhe përvoja.

stefano sensi
Nga Sasusolo së bashku me Sensin mund të vijë Alfred Dankan. I rritur tek Interi, ganezi ka fituar eksperiencë te Livorno dhe Sampdoria, përpara se të mbërrinte në ekipin aktual ku nën drejtimin e De Zerbit ka shkëlqyer. Nëse Dankan do të merrte vendin e Kesit (mund të shitet për 40 milionë euro), atë të Bakajokos do ta trashëgonte Amadu Diavara.

21-vjeçari nga Guinea luan prej tri vitesh te Napoli, por është përdorur fare pak nga Sarri fillimisht dhe Ançeloti më pas. Për më shumë hapësirë, ai do të pranonte Milanin, por problem është kartoni, pasi De Laurentis nuk e lëshon për më pak se 20 milionë euro.

Megjithëse më shumë lojtar krahu ofensiv sesa mesfushor, edhe Rikardo Orsolini konsiderohet i denjë për fanellën kuqezi nga drejtuesit e “Djallit”. Përveçse si i tretë mesfushe, 22-vjeçari i Bolonjës di të mbulojë edhe krahët e sulmit. Problemi i kartonit mund të zgjidhet për 25 milionë euro, por edhe në rastin e tij do të duhej shitja e Susos apo ndonjë tjetri për të investuar operacionin.

DSC_8897

ËNDRRA VERE – Alen Sen Maksimë pret të veshë fanellën e Milanit që prej janarit. Ai aktualisht vishet kuqezi, por janë ngjyrat e Nisës në kampionatin francez. Klubi nga jugu i Francës është dorëzuar përpara idesë së largimit të anësorit, madje në javët e fundit ka ulur ndjeshëm pretendimet për të mos e humbur pa fitim pas një viti, kur Maksimës t’i skadojë kontrata. Lojtari shprehet gati për Milanin, që përpara se ta blejë, duhet të bëjë disa llogari.

sandro tonali

Rregullave financiare duhet t’i nënshtrohet edhe Sandro Tonali. 19-vjeçari do të ishte qershia mbi tortë, por nga Bresha nuk e lëshojnë pa 50 milionë euro. Milani në Champions me në stol Gatuzon, do të ishte një joshje për “sozinë” e Pirlos, i cili prej kohësh deklaron se është fans i Rinos.

Related posts

E PABESUESHME/ Mban gjithmonë syze dielli, ja e vërteta e trajnerit të Realit

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Rezultate negative, Manchester United vendos për të ardhmen e Solskjaer

Delo.autor

RRËFEN DUELIN E DYTË NDAJ HOLYFIELD/ Mike Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Delo.autor

Leave a Comment