Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Barcelona-PSG në “Camp Nou”. Rezultati 1-4

Po luhet ndeshja mes Barcelonës dhe PSG-së në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Në mungesë të Neymar Junior, padyshim që vëmendja do të jetë te Kylian Mbappe në anën e Parisit, kurse te Lionel Messi në anën e vendasve. Mbappe do të tentojë të lë gjurmë dhe të dalë mbi Messin sonte, që vazhdon të jetë më i miri në botë.

Do të jetë një betejë që mund ta shohim shpesh në Spanjë, por ndoshta edhe në anë të kundërt, Messin me fanellën e PSG-së dhe Mbappen me atë të Realit.

Mbappe, 21-vjeçar, shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit me të cilin mund të sqarojë shumë gjëra sonte. Pak a shumë, janë në formë të njëjtë këtë edicion. Messi deri më tani ka shënuar 19 gola në të gjitha garat, në anën tjetër Mbappe ka realizuar 18 herë në 27 paraqitje.

 

LIVE/ Barcelona – PSG 1-4

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 86/ PSG thellon shifrat me golin e shënuar nga Kylian Mbappe.

MINUTA 70/ PSG dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Moise Kean .

MINUTA 65/ PSG kalon në avantazh me golin e shënuar nga Kylian Mbappe.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINTUA 32/ PSG barazon shifrat me golin e shënuar nga Kylian Mbappe.

MINUTA 28/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Lionel Messi me penallti.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

REAGON MAN UNITED/ Ka ngushtuar epërsinë e Southamptonit, shënon Lukaku (VIDEO)

Isa.Autor

PARTIZANI-ERGNATIA/ E pabesueshme çfarë gabimi bën Hoxha, Xhekson ndëshkon “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Shehi: Synojmë FITOREN, por jemi në disavantazh

Isa.Autor

Leave a Comment