Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES ME KUKËSIN/ Dilaver Duka: Në Superiore luhet futboll më mirë…

Së bashku me trajnerin Gega në konferencë përpara takimit me Kukësin ka qenë i pranishëm edhe mesfushori Dilaver Duka. Ai është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve

dilaver dukaa

Jeni përshtatur siç duhet?

“Skuadra është e mirë, e organizuar. Ndihem mirë. Kur erdha nuk isha shumë mirë fizikisht, tani ndihem mirë”

Kush është roli juaj natyral në fushë?

“Pozicioni im është pas sulmuesve. Më mirë ndihem aty, profili është sulmues. Kam pasur edhe të luaj në krah, por mendoj që më e mira ime është pas sulmuesve?

Do të qëndroni te Partzani?

“Do të flas me trajnerin dhe drejtuesit, shpresoj të vazhdoj këtu”

Kontributi juaj?

“Që kur erdha këtu, fola me drejtorin dhe trajnerin, mësova objektivat. Klubi kishte entuziast të madh. Mendoj se kam dhënë të mirën.”

U menduat si lojtar për kombëtaren në fillim?

“Nuk mund të flas për këtë. Mund të flas për Partizanin. Kam biseduar edhe me Gegën, drejtuesit më bën të ditura objektivat dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë”

Diferencat?

Ka shumë ndryshime, edhe ku unë kam luajtur, por edhe me vend e të tjera të Europës. Këtu luhet futboll mirë, më mirë seç mendoja. Ka shumë talente”

Është Gega në treshen më të mira të trajnervë që iu ka stërvitur?

“Çdo lojtar ka pika të mira dhe të dobta. E njoh nga e kaluar Gegën. Ishte trajner në Amerikë, kualitativ. Ai që mbani mend më shumë është ai me të cilin fitoni.”

Keni emra konrekt kush iu ka impresionuar në Shqipëri?

“Nuk do të ishte e drejtë të thoja një emër. Telushi përshembull është me teknikë të madhe, edhe eksperiencë gjithashtu. Më kanë folur për të edhe përpara se të vija, por tani që e pash vet.

Do të mësoni shqip ?

“Do të bëj të pamundurën për tu shprehur edhe më mirë shqip. Megjithatë, për momentn e kam më komode në anglisht”

Këtë vit Partizanit i erdhi mrekullia nga Amerika, Gega, Rama dhe Duka…

“Nuk mendoj se nga vijnë njerëzit, suksesi vin nga skuadra. Kjo është ajo çfarë une mendoj.

Related posts

GOL QESHARAK/ Shikoni çfarë pëson Bullgaria nga 30 metra largësi (VIDEO)

Delo.autor

SKEDINA E CHAMPIONSIT/ Eksperti: Ja si t’i luani ndeshjet për tu bërë MILIONERË (FOTO)

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ BAYERN MUNICH/ Laporta humb durimin me Koeman, tre emra “kërcënojnë” holandezin

Delo.autor

Leave a Comment