Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEICESTER/ Guardiola synon objektivin: Ky është një kurth, ndaj nuk do të

Renditja e Premier League ndryshon çdo fundjavë dhe pas fitores dramatike 3-2 ndaj Newcastle tashmë në majë është sërish skuadra e Liverpool. Kjo fitore ka vënë nën presion skuadrën e Manchester City, që i duhet fitorja ndaj Leicester në përballjen e ditës së hënë për t’u rikthyer sërish në krye.

“Një situatë që nuk më pëlqen, pasi ndihemi gjithnjë sikur jemi futur në kurth nga rivalët. Kjo na vë nën presion, pasi na duhet të fitojmë gjithnjë për t’u rikthyer në krye dhe fituar Premier League”, u shpreh trajneri Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll është i vetëdijshëm se i duhet të fitojë ndaj Leicester për t’u rikthyer në krye, duke parë se Liverpool është në kuotën e 94 pikëve, 2 më shumë se City. “Për ne kampionati është objektivi kryesor i mbetur. Ndaj nuk do të heqim dorë, sidomos tani që jemi shumë pranë”, tha Guardiola.

“Janë edhe dy javë, ndaj duhet të fitojmë në të dyja sfidat e mbetura. Liverpool po bën diçka të jashtëzakonshme, por po ashtu edhe ne, pasi po përsëritim një tjetër sezon fantastik. Duhet vetëm të jemi të qenë dhe të luajmë ashtu siç dimë dhe në fund do t’ia dalim mbanë”, thotë Guardiola.

Related posts

DEL HAPUR MBI TË ARDHMEN E TIJ NË JANAR/ Memphis Depay: Unë nuk do të bëj premtime që…

Delo.autor

SUPER GOL I TIPIT RONALDINHO /Arbër Zeneli sapo ka shënuar një gol që edhe braziliani do t’ia kishte lakmi (VIDEO)

Isa.Autor

Guedes në udhëkryq/ Disa klube prestigjoze në “valle” për shërbimet e mesfushorit

Isa.Autor

Leave a Comment