Champions League Futboll Sport

NGA DEPORTIVO LA CORUNA TEK LIVERPOOL/ Shikoni përmbysjet më të bujshme në Champions League (VIDEO)

Nëse Liverpooli i bën dhe tashmë na ka mësuar keq me to, duke nisur që nga ajo finale e çmendur e Stambollit në vitin 2005 me Milanin, ku edhe pse ishte 3-0 në disavantazh, pas pjesës së parë arriti që të rikuperojë në 3-3 në të dytën dhe fitoi trofeun pas penalltive, Barcelona duket sikur është ajo që vetëm i pëson përmbysjet e mëdha.

Liverpul

Katalanasit vjet e nisën duke bërë çmendurinë me PSG-në, ku pasi u mundën 4-0 e kthenin në 6-1 në “Camp Nou”, por ajo që u ndodhi në çerekfinale me Romën ishte e turpshme: fituan 4-1 në “Camp Nou” dhe u eliminuan, pasi humbën 3- 0 në “Olimpiko”, ndonëse kjo që pësuan dje ishte edhe më e vështirë për t’u kapërdirë. Ndërkohë, të tjera përmbysje të mëdha në Champions nuk ka shumë, sepse flagrante si këto të djeshmet janë pak.

champions

Ndër ato që kanë mbetur thellë në mendje, duke lënë mënjanë këto që ka ofruar Liverpuli dhe çfarë ka bërë dhe ka vuajtur Barcelona mbi shpatulla, mbahen mend ajo e vuajtur nga Milani ndaj Deportivo La Korunjës në sezonin 2003-2004, në çerekfinale (nga suksesi 4-1 humbën 4-0 në kthim, në Spanjë) apo edhe ajo e bërë nga Juventusi dhe Mançester Junajtid sivjet respektivisht me Atletikon dhe PSG-së.

Por jo vetëm, pasi në të kaluarën ka edhe sfida të tjera që kanë lënë gjurmë në memorien e sportit më të bukur në botë, të cilët tregohen në tabelën përbri…

TABELA

PËRMBYSJET ME 4 GOLA DEFIÇIT

* SEZONI 2016-2017 / 1/8-at

PSG – Barcelona 4-0

Barcelona – PSG 6-1

PËMBYSJET ME 3 GOLA DEFIÇIT

* SEZONI 2018-2019 / GJYSMËFINALE

Barcelona – Liverpul 3-0

Liverpul – Barcelona 4-0

* SEZONI 2017-2018 / ÇEREKFINALE

Barcelona – Roma 4-1

Roma – Barcelona 3-0

* SEZONI 2003-2004 / ÇEREKFINALE

Milan – Deportivo 4-1

Deportivo – Milan 4-0

PËRMBYSJET ME 2 GOLA DEFIÇIT

* SEZONI 2018-2019 / 1/8-at

PSG – Mançester Junajtid 2-0

Mançester Junajtid – PSG 3-1

 

* SEZONI 2018-2019 / 1/8-at

Atletiko Madrid – Juventus 2-0

Juventus – Atletiko Madrid 3-0

* SEZONI 1999-2000 / ÇEREKFINALE

Çelsi – Barcelona 3-1

Barcelona – Çelsi 5-1

* SEZONI 2013-2014 / 1/8-at

Olimpiakos – Mançester Junajtid 2-0

Mançester Junajtid – Olimpiakos 3-0

* SEZONI 2014-2015 / ÇEREKFINALE

Porto – Bajern Mynih 3-1

Bajern Mynih – Porto 6-1

Related posts

VETËM 6 MINUTA LOJË/ Portieri i Liverpoolit pëson gol nga këndorja (VIDEO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Yaya Toure e quajti racist, ja përgjigja e Pep Guardiola…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ATLETICO MADRID/ “Katalanasit” publikojnë listën. Një rikthim i madh, një humbje “big” dhe…

Delo.autor

Leave a Comment