Champions League Futboll Sport

MESSI PARASHIKOI KATASTROFËN/ Gabimi i Dembelé kthehet në makth tek Barcelona (VIDEO)

Messi nuk kishte fjalë pas humbjes në Liverpool, Barcelona nuk ka asnjë shpjegim për atë që ndodhi në Anfield. 3-0 në Camp Nou, gjithçka ishte në kasafortë, por Liverpool u dha një leksion të tmerrshëm futbolli dhe i eliminoi katalanasit nga Champions League.

Krejt papritur, sezoni perfekt kthehet në një dështim, sepse La Liga dhe kupa nuk mjaftojnë më te Barcelona.

Mes dhimbjeve për eliminimin, gjithnjë e më shumë po kujtohet një episod kyç në ndeshjen e vajtjes: në shtesë, Barcelona në kundërsulm, Messi pasoi mjaft bukur në qendër të zonës dhe ty Ousmane Dembelé gjuajti shumë keq, duke ia pasur topin portierit Alisson.

Historia ndryshoi në atë moment, sepse me 4-0 Liverpool as që do e çonte ndërmend përmbysjen ekipe.

“Morëm një rezultat shumë të mirë, por 4-0 do kishte qenë më mirë, sepse nuk ka mbaruar asgjë. Shkojmë në një fushë të vështirë, me shumë histori, që të fut frikën”, tha Messi pas ndeshjes së vajtjes, duke bërë “Kasandrën”, sepse ai gol i humbur nga Dembelé tashmë u është kthyer në makth të gjithëve në Barcelonë.

Messi i shtrirë në tonë, pa pasur fuqi të ngrihej pas atij rasti të humbur nga francezi, ishte emblema dhe oguri i zi i asaj që do ndodhte në Anfield.

Ndërkaq, Dembelé është i dëmtuar, zgjati vetëm 4 minuta javën e shkuar në Vigo. Ka kushtuar 105 milionë euro dhe këtu ka vend shprehja: më mirë të dish, sesa të kesh!

Related posts

Njihuni me Helgën, tifozen seksi që “marroset” pas yllit të Bayernit (FOTO)

Q.Autor

LËSHON RRJETAT NË ITALI/ Monaco kërkon të “rrëmbejë” yllin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

SFIDA NDAJ LEVANTES/ Koeman e grumbullon në ekip, zbulon planin e rikuperimit të plotë të Ansu Fati

Delo.autor

Leave a Comment