Futboll Premier League Sport

NGEC MARRËVESHJA ME “KATALANASIT”/ De Ligt pranë transferimit tek “Djajve e Kuq”, ja oferta e çmendur

Manchester Unitedi është shumë afër transferimit të qendërmbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligtit, sipas raportimeve nga mediumet e mëdha në Spanjë.

Barcelona ishte favorite për t’i siguruar shërbimet e 19-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kishte arritur marrëveshje 65 milionë eurosh me Ajaxin për transferimin e yllit të tjetër të Ajaxit, Frenkie de Jong.

Mediumet e mëdha në Spanjë pretendojnë se Barcelona kishte arritur marrëveshje me Ajaxin për ta transferuar De Ligtin për 70 milionë euro, mirëpo marrëveshja ngeci për shkak se agjenti i holandezit, Mino Raiola, kërkoi t’ia jepnin atij 20 për qind të shumës së transferimit.

Por tani, radiostacioni katalonas RAC1 raporton se Manchester Unitedi është favorit për ta përforcuar mbrojtjen e skuadrën me De Ligtit, pasi që edhe holandezi është shumë afër ta pranojë ofertën e klubit anglez.

RAC1 thotë se marrëveshja nuk është finalizuar ende, por shton se De Ligtit i është bërë një ofertë tejet e mirë nga Manchester Unitedi, të cilën kapiteni i Ajaxit do ta ketë shumë të vështirë ta refuzojë.

Javën e kaluar u raportua se përkundër që Manchester Unitedi nuk është kualifikuar për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, De Ligti është i interesuar për transferimin në “Old Trafford”.

Trajneri i ‘Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, besohet se e sheh De Ligtin si blerjen e përsosur për ta përmirësuar mbrojtjen, ndërsa 19-vjeçari është i tunduar nga mundësia që të jetë pjesa kyçe e revolucionet në Manchester United.

Related posts

Laçi bën surprizën në Qipro në 45 minutat e para, ishi i Tiranës nderon kurbinasit në Europë

Isa.Autor

Ankand për Zivkovic të Benfikës, e duan Liverpool, PSG dhe Dortmund

Q.Autor

SUPERSFIDA/ BARÇA-INTER: Njihuni me 8 lojtarët që luajtën për të dyja skuadrat

Isa.Autor

Leave a Comment