Futboll Seria A Sport

JUVENTUS SHKRUAN HISTORINË/ Mandzukic i jep fitoren ndaj Romës

Juventus ka fituar supersfidën e javës së 17-të me Roma-n me rezultatin 1-0 në Allianz Stadium. Rezultati mund të japë përshtypjen e një sfide të vështirë për bardhezinjtë, por e vetmja vështirësi që ka hasur ekipi i Massimiliano Allegri-t ishte shënimi i golit. Kjo për shkak të portierit Olsen, i cili ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij. Gjithsesi, tre pikë të tjera dhe Juve ruan avantazhin ndaj Napolit. Me 16 fitore nga 17 ndeshjet e para, Zonja e Vjetër ka regjistruar startin më të mirë të historisë së Serie A.

Skuadrat e nisin mirë ndeshjen por ishte Juventus që kishte mundësinë e parë për të shënuar me goditjen e Alex Sandro-s që pritet nga portieri Olsen. Ishte përsëri mbrojtësi i majtë që rrezikoi portën kundërshtare, dhe përsëri Olsen i mohon golin me një pritje brilante.

Në minutën e 35’ erdhi goli i avantazhit për vendasit. Mattia De Sciglio dërgon një top të bukur në zonë dhe gjen kokën e Mario Mandzukic i cili më në fund mposht portierin e Roma-s. Pas pushimit miqtë nuk arrijnë të reagojnë dhe Juventus mbetet ekipi që kontrollon ndeshjen duke krijuar rast pas rasti. Ronaldo ka dy mundësi të njëpasnjëshme, por Olsen ka qenë një hero pasi pa të ndeshja do të kishte qenë 3 apo 4 me zero.

E vetmja mundësi e miqve erdhi në fund të takimit nga një goditje standarde, por Szczesny ishte në pozicion dhe nuk e kishte të vështirë të ndalte tentativën e Manolas.

Related posts

Përjashtimi i peshëngritjes, Qerimaj akuzon rëndë: Drejtuesit e KOKSH-it janë militantë të LSI

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Mbrojtësi shqiptar iu shit Valencias, Presidenti i bëri…

Delo.autor

E FUNDIT/ Roma sakrifikon yllin e saj. Vjen oferta nga Leicester

Delo.autor

Leave a Comment