Futboll Seria A Sport

NIS ME RINOVIMET E KONTRATAVE/ Juventus “blindon” zbulimin këtij sezoni, arrin akordin me…

Me mbylljen e sezonit te Juventusi kanë nisur të mendojnë për rinovimet e kontratave në pritje se cili do të jetë emri i trajnerit të ri, për të nisur zyrtarisht edhe merkaton.

Bardhezinjtë kanë arritur akordin me zbulimin e këtij sezoni, Moise Kean, për rinovimin e kontratës aktuale që sulmuesit i skadon në vitin 2020.

Për të blinduar talentin e Kombëtares italiane, Paratici i ka ofruar agjentit të futbollistit Mino Raiola rinovimin e kontratës deri në vitin 2024 me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo për një 19-vjeçar.

Marrëveshja është arritur tashmë dhe pritet vetëm firma mbi kontratë.

Me këtë rinovim kontrate të Kean, Juventusi shmang edhe interesimin e klubeve të mëdha europiane për bomberin 19-vjeçar.

Related posts

MERREN VENDIMET/ Bologna-Inter dhe tre ndeshjet e shtyra të Serie A, 3-0 në tavolinë? Gjykatësi Sportiv njofton se…

Delo.autor

Portieri ‘shpëton’ Bayernin, fitore minimale ndaj Stuttgart

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Konfirmohet arbitri për Bayern – Real

Sadik.Autor

Leave a Comment