Futboll La Liga Sport

NJË FUND SEZON ZHGËNJYES PËR BARCELONËN/ Jordi Alba befason: Në nivel personal, është sezoni më…

Jordi Alba ka befasuar me deklaratën e tij.

Barcelona zhvilloi një fund sezoni zhgënjyes, mbrojtësi i majtë thotë se është shumë i kënaqur në aspektin individual.

“Është një kohë mjaft e vështirë për mua dhe për të gjithë. Tani duhet të rikuperohemi fizikisht” ka thënë Alba.

“Unë do të doja ta përfundoja sezonin në një mënyrë tjetër, duke fituar titujt. Ne jemi mësuar të fitojmë, por historia tregon se nuk është e lehtë” vijoi ai.

“Në nivel personal, është sezoni më i mirë që kam pasur në karrierën time, përjashtuar dy ndeshje” përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Jordi Alba ka pasur një sezon mjaft të mirë, duke u përshtatur në mënyrë fenomenale me Lionel Messin.

Related posts

Modric beson në besëtytni: Nëse të ndodh kjo, eliminohesh nga Botërori!

Isa.Autor

Rekord, Leverkusen paguan 30 milionë euro për një talent 17-vjeçar…

Sadik.Autor

“AUSTRALIAN OPEN”/ Rafael Nadal siguron çerekfinalet, eliminohet Zverev

Delo.autor

Leave a Comment