Futboll Seria A Sport

Torino e ka ndarë mendjen, ofron Arlind Ajetin për një tjetër futbollist

Arlind Ajeti për herë të parë në Serie A ka luajtur me Frosinone dhe pas “Francë 2016” u transferua me parametra zero te Torino. Vetëm katër ndeshje me “demat” dhe më pas u huazua te Crotone. Vjet luajti më shumë, teksa numëron 21 takime në fushën e blertë, 15 prej të cilave nga minuta e parë. E ardhmja e tij ende nuk është vendosur, por te Torino nuk e kanë në plane dhe po mundohen ta sistemojnë në ndonjë klub tjetër. Kontrata e Ajetit është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2019. Me shumë mundësi mbrojtësi mund të mbetet te Crotone dhe po punohet që të mbyllet këto marrëveshja.

PLANI PËR SHKËMBIM – Torino kërkon të përforcohet në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka “piketuar” futbollistin Bruno Martella, 25-vjecarin që në katër sezonet e fundit është aktivizuar me skuadrën e Crotone. Dy sezonet e fundit ai ka treguar vlerat e tij në Serie A. Për kartonin e tij kërkohen rreth 2.5 milionë euro dhe “demat” po mendojnë të zbresin diçka nga kjo shumë. Por cili është plani? Sipas “Tuttosport” Torino ofron Arlind Ajetin, i cili ishte vjet i huazuat pikërisht te Crotone, që e do mbrojtësin e kombëtares tonë në ekip. Gjithsesi për shërbimet e tij duhet të heqë dorë nga Martella. Palët po bisedojnë, por ende nuk ka një akord. Në Torino e dinë se Ajeti mund t’u largohet edhe me parametro zero, ndaj po mundohen të përfitojnë diçka prej tij, qoftë duke e përfshirë edhe në ndonjë marrëveshje për ndonjë lojtar tjetër.

Related posts

Alessandro Antonello: Icardi qëndron tek Inter!

Sadik.Autor

HISTORI E FSHEHUR DASHURIE/ Uanda Nara ka pasur lidhje me… (FOTO)

Delo.autor

Conte drejt largimit, Barcelona mund ta sjellë Enriquen në stolin e Chelseas

Q.Autor

Leave a Comment