Futboll Seria A Sport

PA STRAKOSHËN NË FUSHË/ Lazio merr këtë rezultat ndaj Cagliarit

Lazio ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë duke mundur me rezultatin 1-2 skuadrën e Cagliarit.

Kjo fitore e arritur në një transfertë delikate, e ka afruar Lazion me Ligën e Europës, duke qenë se diferenca e pikëve është shumë e ngushtë.

Pjesa e parë e takimit, ka folur për lacialët ku pak minuta para fundit kanë arritur të gjejnë golin pas një aksioni mjaft të bukur dhe ishte Luiz Alberto ai i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Rastet nuk kanë munguar në pjesën e parë për asnjërën nga skuadrat megjithëse Lazio është treguar më superiore.

Në pjesën e dytë, Cagliari e ka kërkuar më shumë golin, por Correa ka realizuar golin e dytë për skuadrën e tij duke e lehtësuar gjithçka.

Kur dukej se gjithçka po përfundonte, Pavoleti ka lënë gjurmën e tij në këtë takim duke realizuar golin e vetëm për skuadrën e tij, por ky gol nuk ka mjaftuar për të prishur festën e Lazios.

Titullar në këtë ndeshje ka luajtur portieri belg Proto, i cili ka zënë vendin e Strakoshës së dëmtuar.

Aktualisht, Lazio renditet në vendin e shtatë, me një pikë më pak se Roma e Milani.

Related posts

De Jong zbulon një detaj surprizë pas transferimit te Barcelona

Delo.autor

MUNDËN TIRANËN/ Demi flet pas derbit, dedikim special dhe premtim për lojtarët

Isa.Autor

Itali-Holandë/ Sfida që pritet të dhurojë spektakël dhe mesazhe për trajnerët 

Sadik.Autor

Leave a Comment