Futboll Kategoria Superiore Sport

PARA NDESHJES ME TEUTËN/ Kapiteni Marko Radas: Është ndeshja finale e sezonit dhe duhet…

Kapiteni i Skënderbeut, Marko Radas, ka shprehur dëshpërimin në lidhje me eliminimin nga Kupa si një mundësi e mirë për të qenë në Europë në sezonin e ardhshëm. Tani, sipas tij, e vetmja rrugë për të përmbushur objektivin mbetet kampionati. Për Radasin, Europa është domosdoshmëri.

Radas, për Europën duhet t’i fitoni të tri takimet, është e mundshme?

Po, normal. Tani për ne është momenti final. Është ndeshja finale e sezonit dhe duhet të bëjmë maksimumin. Të mos fitojmë me Teutën, bëhet e vështirë dhe mund t’i themi lamtumirë objektivit.

Ju si kapiten ekipi, si e shikoni skuadrën?

Kemi humbur besimin, gjë e cila është e rëndësishme në futboll. Kemi përpara një takim të vështirë dhe vetë Teuta na motivon për të qenë të përqendruar. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe duam të marrim maksimumin e mundshëm. Do t’i provojmë të gjitha, nuk kemi ç’të humbim.

Ndaj Kukësit luajtët keq, kaq shumë ndikojnë mungesat Vangjeli-Muzaka?

Normale, janë lojtarë me eksperiencë dhe mungesa e tyre ndihet shumë. Kristi është rikuperuar. Presim lajme të mira nga Muzaka. Gjithsesi, jemi 20 lojtarë të tjerë dhe të gjithë duhet të dinë se kur janë pjesë e Skënderbeut, duhet të japin më të mirën.

Pësoni shumë dhe mbrojtja është nën akuzë, çfarë ndodh me ju?

Nuk mund të flasim kështu. Nuk ndahet ekipi në reparte, pasi edhe sulmi nuk është se po shënon dhe gjithçka po e prish mbrojtja. Jemi të vetëdijshëm që të gjithë duhet të bëjmë më shumë si grup. Këtë vit jemi në vështirësi dhe pas atyre ndryshimeve është disi normale që të mos kesh të njëjtin rendiment. Na ka munguar besimi dhe përqendrimi.

Presidenti Takaj ka qëndruar me ju këtë kohë, çfarë ju ka thënë?

Presidenti ka të drejtën e vetos dhe normale që nuk është i kënaqur me çfarë po bëjmë. Na ka bërë kritika dhe na ka motivuar njëkohësisht.

Në tri ndeshjet e fundit, a besoni se mund të merrni pikët maksimale?

Pa dyshim që besojmë, por duhet ta nisim gjithçka te Teuta. Nëse e fitojmë këtë takim, gjërat do të bëhen më të thjeshta. Jemi dy pikë larg vendit që të çon në Europë dhe do të mundohemi që të rikuperojmë. Kemi 3 ndeshje dhe duhet të jemi në maksimumin tonë.

A do të bëni tifo për Kukësin në kupë?

Normal që po, nëse zëmë vendin e katërt në renditje, do të shpresojmë që kupën ta fitojë Kukësi. Është diçka normale për çdo ekip.

Radasi do të jetë sërish në Korçë?

Unë ndihem mirë këtu dhe është normale që pas këtyre viteve të ndihem si në familje. Të përfundojmë njëherë sezonin dhe të arrijmë objektivat, pasi për rinovimin unë nuk e kam problem. Për dy minuta e hedh firmën me presidentin Takaj

Related posts

NERVOZIZMI NË FAMILJE/ Shumë i butë për presidencën, Elkan fton Andrea Agnellin të largohet

Delo.autor

BOTËRORI I KLUBEVE/ Flamengo caktohet finalist i parë, Liverpool pret radhën

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH/ Në dyshim RINOVIMI me Napolin, HYSAJ pret deri në…

Isa.Autor

Leave a Comment