Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA DERBI KRYEQYTETAS/ Edon Hasanin rikthehet pas dëmtimit, ja si pritet të rreshtohet ekipi i Memës

Edon Hasani do të luajë nga minuta e parë. Shkodrani, i cili ka shënuar dhjetë gola, ka lënë pas dëmtimin dhe dje është bashkuar me ekipin në stërvitje.

Tirana stervitje

Për të mirë të derbit dhe Tiranës, Mema ka vendosur të thyejë rregullin e tij, që të dëmtuarit nuk i aktivizon nëse nuk kanë zhvilluar gjatë javës stërvitje. Përfundimisht, Edon Hasani do të jetë në fushën e lojës sot në derbi. Lojtari ka zhvilluar në mënyrë të rregullt stërvitjen e fundit anti-Partizani.

TAKTIKA

Me përjashtim të Dorian Kërçikut dhe Erando Karabecit, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema. Stërvitja e djeshme ka qenë e fokusuar te taktika. Trajneri Ardian Mema është marrë më shumë se 35 minuta me rreshtimin, lëvizjet në mbrojtje dhe mesfushën për të mos e vënë në vështirësi ekipin e Partizanit.

Disa herë Mema ka ngritur zërin si dhe ka punuar me dy krahët e mesfushës që të jenë sa më të qartë në lëvizjet e tyre gjatë daljeve dhe mbulimit të kundërshtarëve. Dyert e stadiumit do të hapen në ora 14:30.

Capture

Formacioni

Përmbyset pothuajse gjithë rreshtimi i Tiranës me kthimin e Hasanit në fushë. Jashtë do të mbetet Grent Halili, i cili do të luante nëse shkodrani nuk ia dilte. Asion Daja nga sulmues i dytë, dje është katapultuar si mbrojtës krahu i djathtë. Albi Doka është kthyer në mesfushor krahu, vend ky i sajuar nga Mema për të mos e lënë në stol.

Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në sfidën me Luftëtarin. Abibi do të luajë në portë, ndërsa Daja, Turtulli, Imami dhe Hoxhallari plotësojnë mbrojtjen. Në mesfushë, Doka, Maveje, Kobina e Greca. Sulmi do të jetë i përbërë nga dyshja Hasani-Ngo, nga të cilët priten këtë herë golat në derbin e katërt të sezonit.

Related posts

Barcelona fiton me goleadë ndaj Deportivos, shkëlqejnë Suarez e Paulinho

Q.Autor

“EURO 2020″/ Sllovakia mposht me PËRMBYSJE Poloninë, bomberi Lewandowski në HIJE

Delo.autor

FINALJA E KUPËS KUKËSI-TIRANA/ Caktohen gjyqtarët nga FIFA për këtë duel, ja kush gjykon

Delo.autor

Leave a Comment