Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NË DERBIN KRYEQYTETAS/ Trajneri Mema: Ua uroj fitoren, kemi luajtur ndaj një ekipi shumë…

Tirana u mund në derbi ndaj Partizanit dhe tashmë në ndeshjen me Kastriotin do t’ i duhet fitorja për të mbijetuar në Superiore. Para mediave, trajneri i Tiranës, Ardian Mema  ka uruar së pari Partizanin, për titullin kampion dhe ka folur për ndeshjen.

ardian memaPartizani kampion? “Kemi luajtur ndaj një ekipi shumë të fortë siç është Partizani dhe me meritë doli kampion. Ua uroj fitoren”.

Luftëtari fiton ndaj Kukësit? “Rezultatet e ekipeve të tjera na motivojnë edhe më tepër. E mora vesh që Gjirokastra e kishte kthyer ndeshjen dhe vazhdojnë ato rezultatet e çuditshme. Megjithatë nuk dua të merrem me kundërshtarët, do merrem personalisht me të mitë. Problemet i kemi pasur brenda vetes, nuk na e ka pasur fajin askush”.

Presioni? “Normal që vihemi në presion, ndeshja tjetër është një finale. Nëse do fitojë ekipi, normalisht me elementët që kemi mund të fitojmë. Por jo nëse luajmë si sot, pasi nëse nuk lufton çdo gjë shuhet sado cilësi të kesh”.

Related posts

SFIDA DERBI NDAJ DINAMOS/ Portieri Hoxha: Nuk kemi dëshirën e madhe t’u shkaktojmë humbjen e parë, por…

Delo.autor

MË I MIRË SE AGUERO APO LEWANDOWSKI/ Ylli i Premier League ja kalon të gjithëve

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Shikoni çfarë bëjnë futbollistët e klubit turk në stërvitje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment