Bundesliga Futboll Sport

SYNOJNË PËRFORCIME NË VERË/ Nico Kovac ka kërkuar 4 emra për merkaton, por drejtuesit…

Kur bëhet fjalë për merkato, drejtuesit e klubit ‘bavarez’ nuk ja varin shumë kërkesave të trajnerit Nico Kovac.

Kroati sipas asaj që raporton”Sport Bild” i ka prezantuar drejtuesve katër emra si përforcime të mundshme, por drejtuesit nuk ja kanë vënë veshin kërkesave të tij.

Së pari Kovac kërkoj që të eksplorohej mundësia e blerjes së dyshes së Borussia Munchengladbach, Denis Zakaria e Florian Neuhaus.

Image

Dy mesfushorët e rinj, secili nga 22-vjeç janë lojtarë shumë dinamik, dhe ky do të ishte një investim i madh për të ardhmen: Zakaria mesfushorë me tipare mbrojtëse, ndërsa Neuhaus me tipare sulmuese.

Ashtu si nuk morën parasysh këta dy emra, drejtuesit e Bayern, nuk morën parasysh as kërkesat e Kovac për sulmin.

Kroati dëshironte Ivan Perisic,  apo Mario Mandzukic si alternativë zëvendësimi të Lewnadowskit, por edhe këta dy lojtarë nuk u preferuan nga klubi, duke mos i plotësuar asnjë kërkesë teknikut.

Image

 

 

Related posts

Futbollisti më i “pistë” në Britani/ 22 kartona të kuq, 20 BIRRA në ditë dhe 400 të DASHURA

Isa.Autor

KATËR ORË TAKIM PËR HYSAJN/ Rinovimi “MILIARDER”, diktati “ANCELOTTI” dhe kushtet për largim!

F.autor

ÇËSHTJA E VIZAVE/ Mësohet kur mund të zbarkojnë në kryeqytet dy lojtarët e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment