Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi me ide të qarta: Kontrata më mbaron, por qëndoj në Durrës nëse…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas fitores me Laçin, dhe deklaroi:

Arritja e objektivit…

E vërtetë, kemi që në korrik që punojmë. Falenderoj futbollistët, merita është e tyre për objektivin. Edhe klubin, për mbështetjen që na ka dhënë, në momente delikate, që ka qenë shumë e rëndësishme.

E ardhmja…

Kontrata mbaron, por dëshira është për të qëndruar. Në çdo vendim që duhet të marr, nëse largohem, do iki me mirëkuptimin e presidencës. Nuk e harroj momentin kur presidentët, më dhanë mundësinë për të qenë trajner për herë të parë. Me arritjen e objektivit, e kthyem në mënyrën e duhur.

E ke të qartë idenë se sa lojtarë nga ky vit do vazhdojnë me Teutën?

Në dëshirën time, është që nuk dua të vazhdoj vetëm për Europën. Dua të vazhdoj më tej për gjatë gjithë vitit, edhe për sezonin tjetër. Dua ta shoh veten edhe një vit te Teuta. Duke parë objektivin, shortin që do na bie, por unë kam dëshirë që të rri më gjatë se vetëm Europa. Patjetër, e kam të qartë. Kemi menduar se nëse do kemi mundësi për ato përforcime, baza do të jetë kjo. Por, duhen nja dy ditë të rikueprojmë këtë stresin e gjithë vitit. Ato piketat i kemi hedhur.

Related posts

NUK DO RIKTHIMIN TEK KLUBI “BARDHEBLU”/ Sulmuesi Ngoo”Shpërthen”: Tek Tirana ushqejnë k*rvat me…

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Pas një asist nga Rodrygo, Alaba ndëshkon Barcelonën me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Pjesë e parë katastrofike, Kombëtarja e Mustedanagiç pëson 4 gola (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment