Futboll Shqipëri Sport

Nga mungesat e deri te vendimi ekstrem me Halilin… Mema tregon gjithçka para Flamurtarit

Tirana do të udhëtojë sot drejtë Vlorës, aty ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e javës së nëntë të kampionatit kundër Flamurtarit. Këtë të diel ka dalë në konferencë për shtyp trajneri Ardian Mema, i shoqëruar nga futbollistit Asion Daja. Gjatë fjalës së tij, trajneri i ri i bardhebluve u shpreh se skuadra ka probleme. Ai tha se do të mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, ku problemi më i madh mbetet sulmi. Sakaq, Ardian Mema, shprehur dhe dëshirën, që ndeshjen e tij të parë si trajner i Tiranës, do të donte t`a kishte kundër Partizanit dhe jo Flamurtarit. Mema sqaroi se për shkak të rrjedhjes së informacionit në media, i është dashur të marrë një vendim, që seancat stërvitore t`i zhvillojë me dyer të mbyllura. Në Vlorë, Tirana do të shkojë për të marrë rezultat pozitiv, që sipas Ardian Memës, edhe një barazim do të ishte i kënaqshëm.

-Ju shqetëson fakti, që në përballjen ndaj Flamurtarit do të duhet t`a nisni pa dy sulmues?

-Kjo në fakt nuk është shenjë e mirë, për arsyen sepse sa erdha dhe na janë vrarë tre lojtarë. Nga momenti që erdha kontingjenti nuk është i plotë. Megjithatë kemi punuar me stafin për të modifikuar diçka dhe për të përballuar këtë ndeshje.

-Ju favorizon apo ju dëmton fakti që ju e njihni Flamurtarin, më mirë se sa mund t`a njohi Ilir Daja Tiranën?

-Fakti që unë kam qenë atje është shenjë pozitive për mua, sepse i di mirë pikat e dobëta dhe të forta të skuadrës. Por që gjithsesi ai kundërshtar dhe çdo kundërshtar duhet të vlerësohet maksimalisht. Në të kundërt do të kemi të njëjtat probleme që ka pasur Tirana në të kaluarën. Pak a shumë këtë e kam diskutuar edhe me lojtarët, që të jenë të përqëndruar. Kundërshtarët këto janë në kampionatin shqiptar. Për mendimin tim shumë pak lëvizin si nivel. Duhet përqëndrim për të fituar ndeshje.

-Pse duhet të fitojë Tirana dhe jo Flamurtari?

-Pyetje pak subjektive, por të them të drejtën, kjo varet se si do të sillen lojtarët në fushë. Kampionati shqiptar edhe grimcat e bëjnë diferencën. Kush do jetë më i përqëndruar dhe kush do luftojë fortë në dy fazat e lojës, ai ekip do e fitojë ndeshjen. Nuk mund të them dot fiton Tirana apo Flamurtari.

-Si ju duket skuadra, tani që ke dy javë në krye të saj?

-Të them të drejtën, në momentin e parë kisha shumë probleme, duke u nisur nga dëmtimet. E dyta ekipi nuk ishte në atë filozofinë time të punës. Megjithatë në ditët në vazhdim gjithsesi gjërat kanë marrë drejtim. Kjo është një e thënë nga ana ime, por pjesa tjetër se si do sillen lojtarët në fushë, kjo është për t`u parë.

-Do të donit një kundërshtarë tjetër në ndeshjen tuaj të parë me Tiranën?

-Për shpirt do të doja të kisha Partizanin në ndeshjen e parë, sepse të paktën në këtë klub, karakteri sportiv ka qenë pjesa më e rëndësishme. Lojtarët kanë ditur të sillen gjatë gjithë kohës duke u shprehur në fushë me karakter. Pak a shumë këtë frymë kam dashur të fus në këtë kohë të shkurtër që kam pasur. Ndeshjet si Flamurtari, Kamza, Partizani apo Skënderbeu, ne do i konsiderojmë si ndeshje jave. Do të jetë shumë e rëndësishme se si do e pregatisim ne ndeshjen. Nga njëra ndeshje te tjera kanë specifikat e veta.

 

-Flamurtarit në vetvete është njëlloj Partizani për Tiranën, pasi ka prej 2016 që nuk fiton në Vlorë, si do e zgjidhni ndeshjen nesër?

-Të them të drejtën këtë statistikë nuk e dija, por që më ndihmon mua për pjesën e punës time. Ne do ti zgjidhim situatat simbas kundërshtarit që kemi, duke parë gjithmonë pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarit. Një gjë që është në dëmin tonë përditë në media ka dalë formacioni se si do luajmë. Ndërsa për kundërshtarin tonë nuk ka pasur asnjë formacion se si do luajë. Kjo më ka detyruar të flasë dhe me Presidentin për të zhvilluar stërvitjen me dyer të mbyllura. Kjo është diçka jo e mirë. Përpos faktit që ne kemi pasur dhe shumë mungesa. Në këtë ndeshje jemi shumë të limituar me lojtarët. Por kjo s`do të thotë që ne do të dorëzohemi. Gjatë gjithë kohës dhe me çunat kemi zhvilluar video analizë, për të shpjeguar se si do të luajmë.

-Si i keni motivuar lojtarët?

-Kjo është pjesë e punës time, këtë nuk mund të ta them dot tani. Kjo është pjesë e sekretit të trajnerit, pasi lojtarët e dinë vetë se si veprojnë në fushë.

-A e ka Tiranan karakterin sportiv?

-Të them të drejtën edhe kohët ndryshojnë, ashtu si kanë ndryshuar, psh, edhe Partizani. Duhet me doemos të fusësh frymën e grupit, por duhet të tregosh edhe historinë tënde si person. T`u tregosh lojtarëve se si ke luajtur futboll dhe çfarë ke bërë. Se si kanë qenë shokët e tu, thjesht futbollistët e marrin motivimin tim në fushë, në mënyrën se çfarë unë interpretojë me ata.

-Nuk e gjetët këtë frymë?

-Ne kemi pak kohë këtu, por kjo është një pjesë që do punohet, sepse duhet shtrirë në kohë. Gjithsesi jemi munduar për të futur këtë lloj fryme te ekipit.

 

-Tre ndeshje jashtë, sa pikë?

-Tirana nuk ka vetëm tre ndeshje jashtë, por ka shumë ndeshje jashtë po të shohësh kalendarin. Janë të gjitha të vështira, kemi Kukësin që luajmë në javën e katërt, ikim në Gjirokastër, pasaj është Skënderbeu dhe Partizani. Të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira. Ne duhet të stërvitemi dhe të përqëndrohemi, pasi pikët jashtë janë po aq të rëndësishme sa pikët brenda. Kështu ndeshje pas ndeshje ne duhet të bëjmë më të mirën.

-Sa e rëndësishme është t`a nisni me fitore?

-Do të doja ta nisja me fitore, do të ishte shpresa ime. Atë do t`ia lëmë fushës, por ne do bëjmë përpjekjet maksimale për të marrë rezultat pozitiv, qoftë dhe barazim. Ekipi fillimisht nuk duhet ti kthehet atyre historive si humbet dhe me kë humbet. Kjo javë ka qenë e ngjeshur, pasi kemi punuar dhe me video.

-Ka nevojë për merkato?

-Padyshim po. Është kohë e gjatë deri te ardhja e merkatos, por për mua është domosdoshmëri. Do bëhen ndryshime në ekip.

Related posts

SUPER GOL I TIPIT RONALDINHO /Arbër Zeneli sapo ka shënuar një gol që edhe braziliani do t’ia kishte lakmi (VIDEO)

Isa.Autor

GIRONA-BARCELONA/ Rikthehet Messi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NGA KLUBI TEK MERKATO/ Ilir Daja mbi aventurën e re tek Ballkani: Kam gjetur një grup të përkushtuar

Delo.autor

Leave a Comment