Futboll Seria A Sport

PAS LARGIMIT NGA JUVENTUES/ Tre “rrugët” që e çojnë Allegrin te një klub i madh europian

Masimilliano Allegri do të drejtojë të dielën ndeshjen e fundit në stolin e Juventusit.

Italiani pas 5 vitesh do të kërkojë destinacionin e ardhshëm, i cili padyshim do të jetë një klub i madh.

“Tuttosport” bën me dije se Allegri do të drejtojë një ekip të madh, teksa PSG, Bayern Munchen dhe Real Madrid janë tre destinacionet e mundshme.

PSG-ja nuk është e kënaqur me Tuchel dhe nuk është një çudi të vihet italiani në krye të kampionëve të Francës.

Nga ana tjetër Bayern Munchen nuk e sheh Niko Kovac si arkitektin e së ardhmes dhe nuk dihet nëse do t’i japë besim dhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa Zidane te Reali duket se nuk e ka kaq të lehtë kontrollin dhe mund të largohet, nëse dëshirat e tij në merkato nuk do të  plotësohen.

Janë skenarë shumë të vështira për të ndodhur këto që raporton “Tuttosport”, por merkatoja verore na ka rezervuar jo pak lëvizje të bujshme lojtarësh dhe trajnerësh.

Related posts

E BUJSHME TEK AJAX/ Agjenti Raiola i heq falas talentin e Akademisë dhe e afron me Leipzig

Delo.autor

KALENDARI I BOTËRORIT/ Në fushë favoritët kryesorë dhe surprizat, ja cilat sfida me eliminim direkt rezervon dita e sotme

F.autor

LEGJENDARE/ Llullaku pushim, Qaka i bën gjëmën

Isa.Autor

Leave a Comment