Futboll La Liga Sport

BËN PARASHIKIMIN/ Del Bosque: Ja kush e fiton trofeun e Champions Leagues

Vicente del Bosque ka bërë parashikimin për fituesin e Champions Leagues.

I ftuari special i programit “El Partidazo” në “Radio MARCA”, tha se Liverpooli është skuadra favorite për të fituar trofeun më prestigjioz për klube në Europë.

Gjithashtu Del Bosque nuk kurseu elozhet për trajnerin Pochettino.

“Apriori, unë mendoj Liverpool është më i mirë se Tottenham. Më kanë folur shumë mirë për Pochettino, ai është trajner që po e demonstron potencialin e tij. Por unë mendoj se Liverpool është favorit për të ngritur trofeun”, përfundoi parashikimin Del Bosque.

Kujtojmë që finalja e madhe e Champions Leagues do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atleticos “Ëanda Metropolitano”.

Related posts

INTERVISTA E PARË SI LOJTAR I BURNLEYT/ Armando Broja flet gjatë pas firmës 5-vjeçare: Mezi pres të shënoj gola, ja pse vendosa të vij këtu

F.autor

PASI E PUTHI GJATË INTERVISTËS/ Zinçenko i bën propozimin e veçantë partneres së tij (FOTO)

Delo.autor

Sanchez merr “7” e Ronaldos: Ja pse zgjodha Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment