Futboll La Liga Sport

PAS SKUALIFIKIMIT KOLOSAL NGA CHAMPIONS/ Luis Suarez vendos papritur të operojë gjurin, humbet finalen e…

Luis Suarez do të operohet dhe për këtë arsye do të humbasë finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, që do të zhvillohet më 25 maj.

Sulmuesi uruguaian mund të qëndrojë për disa muaj larg fushave, pasi Barcelona ka konfirmuar se ai do të operohet në gjurin e djathtë.

“Luis Suarez ka një dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë dhe Dr. Cugat do të merret me ndërhyrjen kirurgjikale të uruguaianit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit katalanas.

Ndër të tjera, kampionët e La Ligës shtojnë se faza e rikuperimit do të lajmërohet pasi të jetë kryer operacioni.

Suarez e përfundoi ndeshjen në “Anfield” kundër Liverpoolit pa asnjë problem, por gjuri e shqetësonte atë gjatë gjithë sezonit dhe më në fund ka vendosur t’i nënshtrohet operacionit tani, pasi synim kryesor është të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

Related posts

KRYEVEPËR ARKITEKTURORE! Dalin PAMJET nga stadiumi i përbashkët i Milanit dhe Interit

F.autor

NJË NGA SURPRIZAT E SEZONIT/ Wolves rekord historik në Premier League, që prej vitit 2004 asnjë…

Delo.autor

Dzeko zbulon çfarë i tha Salahut para gjysmëfinales Liverpool – Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment