Futboll Premier League Sport

PËRBALLJA BARCELONA-LIVERPOOL/ Shihni golat e “Terminatorit” ndaj klubeve angleze (VIDEO)

UEFA ka publikuar një video në llogarinë e saj në Youtube, ku janë grumbulluar të gjitha golat e Lionel Messit kundër klubeve angleze.

Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar gjithsej 24 gola ndaj klubeve angleze, në 32 ndeshje që ka luajtur përballë tyre.

Sot, argjentinasi do të ketë përballë një tjetër skuadër angleze, Liverpoolin, me të cilën do të luajë në “Camp Nou” gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Skuadrës që aktualisht drejtohet nga Jurgen Klopp, Messi nuk i ka shënuar asnjë herë në 2 ndeshjet që ka luajtur kundër saj.

Statistikat e Messit kundër klubeve angleze:

Chelsea | Paraqitje: 10 | Gola: 3

Arsenal | Paraqitje: 6 | Gola 9

Manchester City | Paraqitje: 6 | Gola: 6

Manchester United | Paraqitje: 6 | Gola: 4

Tottenham | Paraqitje: 2 | Gola: 2

Liverpool | Paraqitje: 2 | Gola: 0

Related posts

LEGJIONARËT/ STRAKOSHA kthehet në aksion, duel për NDERIN e Etrit BERISHËS

Isa.Autor

3 VJET NGA SFIDA ME MAYWEATHER/ McGregor i çon një mesazh boksierit: Koha fluturon…

Delo.autor

REKORD ME KOMBËTAREN/ Hysaj: Mos u dorëzo kurrë, ëndrrat bëhen realitet

F.autor

Leave a Comment