Futboll Seria A Sport

ZBULON SE SI NDIHET TEK JUVENTUSI/ Federico Bernardeschi tregon: Për mua është stimul të luaj përkrah…

Federico Bernardeschi kishte një rritje të konsiderueshme këtë sezon te Juventusi.

Sulmuesi italian ka marrë më tepër përgjegjësi dhe më shumë minuta, ndërsa kur pritej që në krah të Ronaldos të shkëlqente Dybala, Bernardeschi u kthye në partnerin perfekt të portugezit.

Këtë sezon sulmuesi ka sakrifikuar shumë edhe në pozicionet e tjera, duke dhënë kontributin e tij në çdo cep të fushës.

Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ai tregon se tashmë te Juventusi ndjehet një lider i skuadrës dhe se të luash me Ronaldon është një stimul.

“Këtu te Juventusi kam bërë hapin drejt kualitetit dhe jam shumë krenar. Këto janë momente që kalohen gjatë jetës, por këtu brenda këtij klubi rritesh dhe arrin një maturi e cila të ndryshon. Ronaldo i ka dhënë diçka më shumë çdo kujt personi që ka pasur një kontakt me të këtu. Mund të transformohet në pengesë, ose në stimul. Për mua është stimul të luaj përkrah Ronaldos. Nga ai mëson edhe gjatë stërvitjes, mjafton ta shikosh. Në stërvitje luaj kundër tij, pasi me të gjërat janë të thjeshta”, tha Bernardeschi.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i Shqipërisë U-21 transferohet në Portugali tek skuadra e…

Isa.Autor

NEWCASTLE-LIVERPOOL/ Kampionët e Anglisë pësojnë një gol historik, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

NIS “LUFTËN” ME UEFAN/ Manchester City merr avokatin që bllokoi Brexit, ja sa e paguan

Delo.autor

Leave a Comment