Champions League Futboll Sport

PËRMBYSJE E MADHE NË AMSTERDAM/ Tottenham eliminon holandezët në sekondën e fundit (VIDEO)

Totenhemi është ekipi i dytë finalist i Champions League, teksa kaloi në fazën e fundit të kompeticionit pas një ndeshje dramatike me Ajaksin, e cila u mbyll në shifrat 2-3.

Ndeshja nisi menjëherë me një gol që në minutën e pestë, teksa De Ligt shënoi me kokë pas një goditje këndi. Në pjesën e parë, ishte Totenhemi që po kërcënonte në disa momente holandezët, por sërish golin e dytë e gjeti ekipi i Ten Hag, që shënoi me Zieh, ku në minutën e 35-të lëshoi një të majtë fantastike.

E para u mbyll me fitoren e Ajaksit 2-0, por pjesa e dytë nisi me një marsh akoma më shumë për Totenhemin. Ekipi i Poçetinos shënoi dy herë me Lukas Mourën në minutat 55 dhe 59, dhe zgjoi sërish shpresat për kualifikim.

30 minutat e fundit ishte Totenhemi më lart fizikisht, dhe e domionoi ndeshjen, por Ajaksi u mbajt fort, deri në minutën e 95-të. Në sekondën e fundit, Lukas Moura shënoi golin e tretë personal, dhe kualifikoi Totenhemin në finale.

Related posts

HIDHEN NË SULM PËR PËRFOCIME/ Juventus kërkon zëvendësuesin e Pjanic, synon yllin spanjoll…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Allegri publikon listën e lojtarëve për sfidën me Ajaxin, ja mungesat befasues

Delo.autor

BRAZILI NGRITI TROFEUN/ Messi jashtë formacionit më të mirë në Kupën e Amerikës

Delo.autor

Leave a Comment