Futboll La Liga Sport

“PO BËN DIÇKA TË PABESUESHME”/ Desailly për yllin e Real Madrid: Nuk vlerësohet aq sa duhet

Karim Benzema po bën një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madrid.

Për të ka folur edhe Marcel Desailly, ish-mbrojtësi i Francës dhe Milan-it.

“Benzema ka ditur të vihet në provë pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo-s, pasi u vu në dispozicion të portigezit gjatë kohës që luanin bashkë. Ka treguar rregullisht se është më i mirë se lojtarë si Higuain ose Morata, në fund ka qëndruar ai”, ka thënë Desailly.

“Florentino Perez ka patur besim tek ai dhe në disa statistika e ka kaluar Ronaldo-n, idhullin e tij. Është e pabesueshme ajo që po bën, edhe pse meritat e tij nuk vlerësohen si duhet”.

Benzema ka prekur kuotën e 300 golave me Real Madrid, duke u klasifikuar mes katër golashënuesve më të mirë të historisë së klubit. Një pozicion që mund të përmirësohet akoma. Podiumi është objektivi i radhës…

Related posts

A ka një mundësi reale që Paul Pogba të shkojë te Real Madridi?

Q.Autor

REFUZOI FTESËN NË KOMBËTARE/ Xherdan Shaqiri “i mbyll gojën” kritikëve, ja çfarë POSTON

Delo.autor

E BUJSHME/ ​Bonucci: Ronaldo është më i miri në botë

Isa.Autor

Leave a Comment