Futboll Seria A Sport

PËRPBALLJA NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërve” nuk i falet dështimi me Chievon

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (3 barazime), Interi ka rrëshqitur në vendin e katërt të Serisë A dhe në njëfarë mënyrë e ka vënë në rrezik pjesëmarrjen në Champions. Gjithsesi, zikaltrit kanë gjithçka në dorën e tyre, pasi do të përballen sonte me Chievon, në orën 21:00, në sfidën që do të ulë siparin e kavës së 36-të. Një fitore e mundshme do t’i ngjiste zikaltrit në vendin e tretë, me një pikë më shumë se Atalanta dhe në dy sfidat e fundit do t’u mjaftonin vetëm tri pikë, për të qenë matematikisht në zonën Champions.

Ndaj veronezëve, në “San Siro”, misioni duket i lehtë, pasi Chievo ka rënë matematikisht në Serinë B, por skuadra e Spallettit duhet ketë shumë kujdes dhe t’i referohet precedentit të Lazios, që humbi në “Olimpico” pikërisht ndaj këtij kundërshtari.

Spalletti nuk do të ketë në dispozicion Brozovicin dhe D’Ambrosion, të skualifikuar, De Vrij është i dëmtuar, por rikthehen në dispozicion të tij Matias Vecino, që gjithsesi prite ta nisë takimin nga stoli. Në sulm ka balotazh mes Icardit dhe Lautaro Martinezit.

Related posts

LAZIO SHPALL LISTËN E EUROPA LEAGUE/ Inzaghi nuk grumbullon njërin prej shqiptarëve, ja emri

Delo.autor

Messi shpërtheu ndaj arbitrit: Je një mu…, po e bën në brekë…

Sadik.Autor

SERIE A/ Bastet në futboll, tre ish-futbollistë të Italisë do të dalin para Gjykatës

Sadik.Autor

Leave a Comment