Futboll Kategoria Superiore Sport

U SHPALL KAMPION I SHQIPËRISË/ Në FSHF nuk e dinë ende për Partizanin (FOTO)

Të dielën pasdite Partizani, pas shumë e shumë vitesh pritjeje, u shpall kampion i Shqipërisë. Festë e madhe për klubin me më shumë tifozë në vend, natyrisht interesimi mediatik ishte maksimal para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Ndërkaq, qeveria e futbollit shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit, as që është kujtuar fare që është ajo organizatore e Kategorisë Superiore dhe për pasojë i vetmi burim zyrtar informacioni në vend.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, postoi një mesazh urimi në rrjetet sociale, ndërsa FSHF u mjaftua me shpërndarjen e të njëjtit postim, duke e përqendruar vëmendjen te fakti që foli presidenti dhe jo te lajmi real. Thjesht një ndarje postimi, asnjë fjalë nuk denjuan zyrtarët e FSHF-së që të shkruanin në faqen zyrtare të federatës.

Related posts

LËVIZJA E “ÇMENDUR” NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” dhe Inter gati shkëmbimin yjeve…

Delo.autor

E PARITUR/ Guardiola i mbyll derën “yllit” të Parisit, spanjolli mendon se ka në skuadër lojtarë më…

Isa.Autor

Teuta “bllokohet” ndaj Tiranës në 45 minutat e para, mbrojtësi i durrsakëve zbulon arsyen

Isa.Autor

Leave a Comment