Champions League Futboll Sport

PËSUAN HUMBJE TË RËNDË NË “CAMP NOU”/ Van Dijk nuk dorëzohet: Gjithçka është ende e mundur…

Te Liverpool nuk heqin dorë nga asgjë, nuk dorëzohen. Në fakt, Virgil van Dijk shpreson të përmbyset situata në krye të renditjes së Premier League, ku “Reds” janë të dytët, me një pikë prapa Manchester City, me dy ndeshje për t’u mbyllur kampionati. Po ashtu, mbetet të luhet edhe gjysmëfinalja e kthimit të Ligës së Kampionëve, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”, kundër Barcelonës. Për qendërmbrojtësin holandez, gjithçka është ende e mundur.

Ne kemi edhe dy ndeshje të mbetura në kampionat, do të përpiqemi t’i fitojmë të dyja. Kjo është e vetmja gjë, që mbetet në dorën tonë. Të mbetemi të përqendruar dhe, nëse diçka ndryshon me Manchester City, do të jetë e mrekullueshme për ne. Nëse jo, ta përfundojmë sezonin me 97 pikë dhe me ndjenjën se kemi bërë gjithçka që mundej“, – shprehet Van Dijk për faqen e internetit të klubit anglez.

Rreth kthimit me Barcelonën, qendërmbrojtësi shtoi: Do të jetë një lojë shumë e vështirë. Katalanasit janë në një formë shumë të mirë, do të kenë pak më tepër kohë për ta përgatitur ndeshjen me ne. Kësisoji, do të jetë e komplikuar. Liverpool, gjithashtu, ka luajtur shumë mirë kohët e fundit. Humbja në Barcelonë është diçka që nuk e tregon potencialin tonë. Duam ta fitojmë ndeshjen e kthimit“.

Duke iu referuar planit personal, Van Dijk nënvizon: Ka qenë një sezon i veçantë dhe jam duke shijuar gjithçka. Jam në formë dhe kam luajtur në pothuajse çdo ndeshje të sezonit, përveç 30 minutave të fundit kundër Southampton në shtëpi“.

Related posts

Merkatoja e “çudirave”/ Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” pranë kalimit tek Napoli

Isa.Autor

“NUK DUHET TA LËMË VETEN NË DËSHIRË”/ Berisha: Pritja e penalltisë së Denisit? I studioj gjithmonë kundërshtarët

Delo.autor

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Kosova në grup me fqinjët, ja me kë përballet

Isa.Autor

Leave a Comment