Gossip

“ICARDI ËSHTË AKITV DHE PASIV NË SEKS…”/ Transgjinori lëshon “bombën” (FOTO)

Nëse shkurtin e kaluar ishte Wanda Nara, që u bë pjesë e thashethemeve për tradhti ndaj Mauro Icardit, partnerit të saj, se kishte shkuar me kroatin e Interit, Marcelo Brozovic, tani është sulmuesi argjentinas, ai që dyshohet se ia ka dredhur gruas. Dhe me kë mund ta ketë bërë këtë, a ju shkon në mendje? Me siguri jo, po të mos e ketë pohuar vetë personazhi misterioz, që shtë një transeksual i ri italian, Guendalina Rodriguez.

Rodriguez bëri famë në vendin e tij, duke marrë pjesë në një “reality show” televiziv, por ka plasur një skandal të ri, duke postuar një mesazh në llogarinë e tij në Twitter. Në të, përveçse siguron se ka pasur marrëdhënie seksuale me Icardin, thotë se është kërcënuar nga Wanda Nara.

Kjo është dhoma e hotelit, ku një natë e kalova me Mauro Icardin. Së shpejti, unë do ta them të vërtetën me foto. Më vjen keq që do ta marrë vesh gruaja dhe fëmijët e tij. Cili është problemi? Kam pasur marrëdhënie seksuale me Mauro Icardi. Unë nuk do të jem i pari as transeksuali i fundit“, – shkroi ai në “twett” e parë.

Pak më vonë, Rodriguez u rishfaq në Twitter për të shpjeguar se kishte marrë kërcënime nga Wanda Nara: Djema, unë kam qenë në shtrat me Mauro Icardi. Dhe së shpejti do ta them gjithë të vërtetën përmes fotosh. Sapo e paralajmërova këtë, u kërcënova nga zonja Wanda Nara $ Inter“.

Në mesazhin tjetër, ai habitet pse duhet ta fshehë aferën seksuale me Icardin: Pse të kemi turp unë dhe Mauro? Ne ishim të dashuruar, atëherë pse t’i fshehim shijet seksuale? Jemi në vitin 2019, nuk shoh se çfarë është e gabuar. Në shtrat, Icardi është aktiv dhe pasiv“.

Related posts

Siguruan titullin, yjet e Manchesterit relaksohen në plazh (FOTO)

Sadik.Autor

ICARDI RIKTHEHET TEK INTERI/ Wanda vendos të “spastrojë” instagramin, ja kujt i bën “unfollow”

Delo.autor

TALENTI QË PO BËN HISTORINË NË FORMULA 1/ Charles Leclerc lë të dashurën për Ferrarin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment