Futboll Seria A Sport

PIANIC NUK KA MË IDE/ Juventus ka një strategji për zëvendësimin, ja 5 emrat …

Ndoshta do jenë zërat e merkatos apo lodhja e pashmangshme për dikë që deri tani ka luajtur një ndeshje më shumë se stakanovisti Ronaldo (42 kundër 41). Mbetet fakti që Miralem Pjaniç ka përjetuar një sezon gjithmonë e më shumë nën rendiment. Dhe, ndoshta ky faktor është një nga arsyet kryesore të problemeve në fushë të Juves këtë vit. Ajo kundër Torinos, sfida e fundit, mund të konsiderohet paraqitja e tij më e dobët sezonale. E jo vetëm prej gabimit (i ndarë me Kanselon) që kushtoi golin e Lukiçit.

ZËVENDËSUES – Organizimi, “shpikjet” dhe ritmet e larta të lojës që duhet të kishte diktuar, janë parë në shumë pak raste dhe nëse boshnjaku nuk ka qenë në ditën e tij, detyrimisht Juventusit i është dashur të mbështetet tek individualitetet. Edhe sepse përkrah ka pasur partnerë të aftë për të ndalur aksionet kundërshtare, por me siguri jo me këmbë dhe ide të rafinuara. Çka nuk do shihet as me transferimin e Ramsejt në Torino.

Për këtë arsye, atëherë bardhezinjtë duhet patjetër të planifikojnë strategjinë për të shtuar nivelin teknik të mesfushës duke rritur nivelin e shojeve të repartit (ndoshta një rikthim i Pogbasë?) ose duke gjetur një zëvendësues me cilësi akoma më të larta: diçka aspak e lehtë. Edhe pse në krye të listës së dëshirave të drejtorit sportiv Fabio Paratiçi qëndron vetëm një lojtar i aftë të zëvendësojë Pjaniçin: bëhet fjalë për Kristian Eriksenin e Totenhemit, në gjurmët e të cilit është vënë edhe Reali i Madridit (po ashtu si të vetë Miralemit) që akoma më shumë se Juvja, ka nevojë për rinovim në skuadër. Një “mundje dore” milionësh euro (danezi kushton rreth 85): “Zonja” nuk do e ketë të lehtë…

Related posts

MESSI DËSHTOI ME ARGJENTINËN/ Ndryshon favoriti për të fituar “Topin e Artë”

Delo.autor

Premier League, revolucion për trajnerët në pankinë

Sadik.Autor

INTER-CAGLIARI/ Conte kërkon të rikthehet te fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment