Futboll La Liga Sport

PLAS SKANDALI/ Gazetari spanjoll hedh “bombën”: Klubi që luan në Champions trukoi ndeshjen…

Futbolli spanjoll është tronditur nga një skandal për fiksimin e ndeshjeve, ndërsa një numër i futbollistëve thuhet se janë arrestuar.

Fitorja e fundit e Valencias në La Liga kundër Valladolid po monitorohet nga autoritetet Spanjolle për shkak të dyshimeve për trukim.

Kjo përballje u mbyll me 2 gola diferencë, aq sa kishte nevojë Valencia për tu kualifikuar ne Champions League.

Së fundmi gazetari i njohur spanjoll, Nacho Abad ka bërë një deklaratë të fortë duke ngritur dyshime për trukim ndeshjesh në nivel të lartë klubesh.

“Në ditën e fundit të sezonit të La Ligës më 18 maj është fiksuar rezultati i një ndeshje, bëhet fjalë një ekip që do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Valencia fitoi 2-0 në transfertë kundër Valladolid. Kjo është ndeshja e fundit që u hetua për fiksim rezultatesh dhe më pas arriti në përfundimin e arrestimeve që ndodhën sot”, tha ai.

La Liga, nga ana e saj ka raportuar edhe 8 raste të tjera në polici, të dyshuara për trukim rezultati. Gjatë periudhës 2018-2019 janë ngritur 8 akt-padi tek komisioneri i përgjithshëm i policisë gjyqësore.

“Aksioni i policisë vjen pas padive të ngritura për trukim të mundshëm ndeshjeje, për një rast që daton majin e vitit 2018, nga autoritet e La Ligës dhe Secunda Divizion”, tha zëdhënësi i Ligës profesioniste spanjolle të Futbollit.

Deri më tani janë kryer 11 arrestime për turkime ndeshjesh ndër to shefa klubesh, ish-futbollistë dhe lojtarë të tanishëm.

Gjatë operacionit u arrestuan ish-futbollisti i Realit të Madridit, Raul Bravo, i cili dyshohet se është personi kryesor i organizatës, si dhe Borja Fernandez (Real Valadolid),  Karlos Aranda, i tërhequr nga futbolli, Samu Saiz (Getafe), Inigo Lopez (Deportivo La Korunja).

Gjithashtu është arrestuar edhe presidenti i klubit të Hueskas, Agustin Lasaosa, si dhe shefi i shërbimeve mjekësore të klubit Galindo.

Mediat spanjolle raportojnë se policia është duke punuar për zbardhjen e provave.

Related posts

Neuer titullar në Botëror? Mendimi i Kahn nuk do t’ju pëlqejë

Sadik.Autor

AJO NJË SHITËSE, AI NJERIU MË I NJOHUR NË BOTË/ Historia e pabesueshme e dashurisë së Ronaldos me Georginan (FOTO)

Delo.autor

TRAJNERI I RI I KOMBËTARES/ Njihuni me “SEKRETET” e Edi Rejas, nuk është një…

F.autor

Leave a Comment