Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENAT E FESTËS SË PARTIZANIT/ Nga batutat pikante të Gaz Demit tek kërcimet e lojtarëve (VIDEO)

Partizani ka arritur që këtë sezon të ketë kurorën e kampionit duke fituar titullin pas 26 vitesh.

Një sukses që u bë akoma dhe më fantastik për “Demat e Kuq” pasi e arritën këtë triumf në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës ku fituan me rezultatin 2-1 fal dopietës së shënuar nga mesfushori shkodran Eraldo Cinari.

Suksesi i fitimit të titullit kampion tre javë përpara mbylljes së kampionatit nuk kaloi pa festime në kampin e kuq, të cilët kanë festuar në një nga lokalet në zonën e ish bllokut, në “Blue Bird”, deri në orët e vona të mbrëmjes ku të pranishëm ishin të gjithë lojtarët së bashku me stafin.

Kamera e TemA Tv ka qenë prezente në këtë festim të kampionëve të Shqipërisë duke sjellë momente pikante nga festa e lojtarëve të Partizanit.

Në fjalën e tij presidenti Gaz Demi i uroi të gjithë lojtarët për këtë sukses ku nuk i kurseu dhe batutat.

“Të gjithë ne kujtojmë se po festojmë titullin, por sicc dihet ne sa herë fitojmë derbin mblidhemi dhe festojmë. I uroj të gjithë ccunat, kjo ka qenë forca e të gjithëve. Ibrahimin dhe Albanin janë të dy me një ditë që kur unë mora drejtimin e klubit. I uroj të dyve shumë suksese dhe vetëm fat në punët e veta. I uroj dhe të gjithë ccunat e tjerë dhe trajnerin Gega. Është një gëzim shumë i madh për mua kjo ditë”, u shpreh numri një i Partizanit.

Ndërkohë, edhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama falenderoi presidnetin Demi dhe të gjithë lojtarët që bënë të mundur këtë arritje.

“Një falenderim të veccantë për Gaz Demin dhe për ata që e bënë të mundur  që ju të merrni rrogat ccdo muaj. Është një pikat e suksesit, sidomos kur vinte data 16 që vinte dhe buzëqeshja juaj. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”, ishin batuat e Olsi Ramës në fjalën e tij.

Related posts

PRISHEN PLANET TEK KUKËSI/ Dështon sërish pista Gega, Safet Gjici zgjedh trajnerin e ri!

Delo.autor

NDESHJET E NËNTORIT/ Reja publikon listën, rikthime të rëndësishme në Kombëtare

Delo.autor

Përllogaritjet e shkencëtarëve/ Zbuloni kush do të shpallet kampion në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment