Futboll Ligue 1 Sport

ZBULON TË ARDHMEN E YLLIT TË PSG-SË/ Kampionët e Francës konfirmojnë: Sezonin e ardhshëm Mbappe do të…

Kylian Mbappe do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së edhe në edicionin e ardhshëm dhe kjo u bë e qartë nëpërmjet një postimi në “Twitter” të bërë nga kampionët e Francës.

“Lidhje shumë të forta bashkojnë PSG-në dhe Kylian Mbappe prej dy vitesh dhe historia e përbashkët do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm. Kjo me ambicien që bashkërisht të shkruajmë historinë e futbollit europian në sezonin e ardhshëm, atë të 50-vjetorit të PSG-së, një moment i shumëpritur për të shkruar së bashku një faqe të madhe të historisë së klubit tonë, në të cilën çdo aktor kryesor duhet të japë gjithçka prej tij duke punuar si gjithmonë për kolektivin”, ishte mesazhi i PSG-së për sulmuesin francez.

Pra, klubi parisien e thotë qartë që nuk do të lejojë Mbappenë të largohet nga kryeqyteti francez.

Related posts

GJITHNJË E MË LARG SHQIPËRISË/ Durmishaj zgjedh përfaqësuesen helene, në Greqi binden…

Delo.autor

KËRKOI “DIVORCIN” ME SHKODRANËT/ Zbulohet klauzola që ka vendosur Vllaznia me fantazistin

Delo.autor

PSG-LILLE/ Donnarumma pëson gol, regjia kap mimikën e “çuditshme” të Navas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment