Futboll Seria A Sport

PREMTON SHPENZIME TË MËDHA NË VERË/ Marotta “shmang” Conten: Kemi idetë e qarta, dëshirojmë një skuadër që të garojë…

Administratori për Çështjet Sportive te Interi, Giuseppe Marotta doli para kamerave në prag të ndeshjes mes Napolit dhe Interit, teksa u pyet nga gazetarët mbi një marrëveshje të mundshme me Antonio Conten, për t’i besuar pankinën për sezonin e ardhshëm.

“Jemi para një sfide mjaft të rëndësishme dhe duhet të flasim për këtë. Spalletti ka bërë një punë mjaft të mirë dhe ka ende edhe dy sezone të tjera kontratë me Interin. Duhet të mendojmë për Championsin, pasi kualifikimi është minimumi i synimit tonë”, tha Marotta.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, UEFA njoftoi se Interi ka respektuar rregullat e Fair Play-t Financiar dhe se mund të rrezikojë disi me shpenzimet duke filluar nga ky sezon merkatoje.

“Heqja e kufizimeve nga UEFA ishte mjaft e rëndësishme, pasi tani nuk do të mund të përfaqësohemi më me listë të kufizuar. Suning ka idetë e qarta dhe dëshiron një skuadër që të garojë për objektiva të rëndësishëm. Këtë merkato kemi të miratuara disa shpenzime të rëndësishme, që do të rritin nivelin e skuadrës”, tha Marotta.

Related posts

VAZHDOJNË TË KRYESOJNË BINDSHËM/ Mbappe i jep fitoren Parisit ndaj Nantes

Delo.autor

Interi nuk ndalet, Perisic shënon gol ndaj Chievos

Sadik.Autor

Nisin dy takimet e Grupit D, Argjentina e dënuar për të fituar, Islanda për të plotësuar ëndrrën

Sadik.Autor

Leave a Comment