Futboll Seria A Sport

ISH-DREJTUESI I NAPOLIT/ KRITIKAT e Paolo Marino: Higuain është PËRKEQËSUAR dhe kjo duket qartë, ka shumë…

Olympiacos ka eliminuar Milan-in nga Europa League. Kuqezinjtë janë penalizuar nga atmosfera e zjarrtë në Greqi, arbitri dhe shumë gjëra të tjera, por kryesisht nga loja e keqe.

Mes lojtarëve që kanë zhgënjyer ka qenë edhe Gonzalo Higuain, që jo vetëm nuk ka shënuar, por ka qenë në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes.

Për këtë ka folur Pier Paolo Marino, ish-drejtuesi i Napoli-t: “Higuain është përkeqësuar dhe kjo duket qartë. Ka shumë arsye për këtë. Dëmtimi që ka pësuar dhe karakteri i brishtë janë arsyet kryesore”, ka thënë ai.

“Kundër Olympiacos e kam parë në hije, por edhe pjesa tjetër e skuadrës nuk ka luajtur mirë”, ka përfunduar Marino.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Ja kush kuotohet favorit nga kompanitë e huaja të basteve

Delo.autor

UDHËZUESI I PLOTË I UEFA-S/ Ja si do të mbyllen kampionatet dhe përcaktohen garuesit në Kupat e Europës

Delo.autor

I PAZËVËNDËSUESHËM/ Xavi ka lënë një boshllëk prej 300 milionë eurosh tek Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment